Kronika 6 November 2026, 20:20 Nga VNA

“Kam ekzekutuar dy persona në Shqipëri”, zbardhet dëshmia e shqiptarit të arrestuar në Greqi

Ndaje në Whatsapp
“Kam ekzekutuar dy persona në Shqipëri”, zbardhet

“Kam ekzekutuar dy persona në Shqipëri dhe më pas u arratisa në Greqi për t’u fshehur.” Kjo është dëshmia që, sipas raportimeve të mediave greke, ka dhënë para hetuesve 43-vjeçari shqiptar Nikolin Pali, i arrestuar në Athinë dhe i akuzuar për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2020.

Gjatë marrjes në pyetje, Pali dyshohet se ka pranuar se, përpara se të largohej drejt Greqisë, kishte kryer dy vrasje në Shqipëri. Sipas informacioneve të publikuara, ai kishte përdorur dokumente identiteti të falsifikuara për t’iu shmangur autoriteteve dhe për të qëndruar i fshehur.

Në dëshminë e tij, 43-vjeçari ka folur edhe për vrasjen e ish-partneres dhe të dashurit të saj në Greqi. Sipas të dhënave të hetimit, krimi i rëndë është kryer në vitin 2020, kur Pali dyshohet se ka goditur me sëpatë ish-partneren, pasi e kishte parë në shoqërinë e një burri tjetër.

Shqiptari u arrestua në zonën e Patisias, në Athinë, gjatë një operacioni të koordinuar të policisë greke. Gjatë kontrollit në apartamentin ku qëndronte, autoritetet sekuestruan një pistoletë dhe dy granata dore, të cilat ai nuk arriti t’i përdorte gjatë ndërhyrjes.

Sipas mediave greke, Pali ishte dënuar në mungesë me dy burgime të përjetshme, ndërsa kërkohej prej vitesh nga autoritetet në Greqi dhe Shqipëri.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu dyshimet se 43-vjeçari mund të jetë përfshirë në krime të tjera gjatë periudhës kur qëndronte i fshehur. Autoritetet greke po shqyrtojnë edhe informacionet sipas të cilave ai mund të ishte duke përgatitur një tjetër vrasje.

 

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme