Bota 6 November 2026, 20:42 Nga VNA

Putin konfirmon raundin e ri të negociatave për Ukrainën, Rusia, SHBA-ja dhe Kievi takohen në Abu Dabi

Ndaje në Whatsapp
Putin konfirmon raundin e ri të negociatave për Ukrainën, Rusia,

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka konfirmuar zhvillimin e një raundi të ri bisedimesh trepalëshe mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për luftën që vijon prej vitesh. Takimi pritet të mbahet më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjatë një takimi me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Putin bëri të ditur se kishte thirrur përfaqësuesit e delegacionit rus që do të marrin pjesë në negociata, për t'u përgatitur për raundin e ardhshëm të diskutimeve.

“Duke qenë se negociatat pritet të zhvillohen të martën, i ftova kolegët që do të marrin pjesë në këto bisedime”, deklaroi kreu i Kremlinit.

Në takimin e zhvilluar në Moskë morën pjesë Vladimir Medinsky, Igor Kostyukov, Yuri Ushakov, Mikhail Galuzin dhe Sergei Ryabkov, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. Ndërkohë, Kremlini ka konfirmuar se Medinsky do të drejtojë delegacionin rus në negociatat e ardhshme. 

Nga ana tjetër, i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, ka bërë të ditur se në qendër të diskutimeve do të jenë garancitë e sigurisë pas përfundimit të luftës, ulja e tensioneve, çështjet humanitare dhe hapat e mëtejshëm drejt një marrëveshjeje paqeje. Shtetet e Bashkuara pritet të përfaqësohen nga Witkoff dhe Jared Kushner. 

Negociatat në Abu Dabi zhvillohen në kuadër të përpjekjeve të Uashingtonit për të ndërmjetësuar një marrëveshje mes Moskës dhe Kievit. Megjithatë, palët mbeten larg njëra-tjetrës për kushtet e mundshme të një zgjidhjeje, ndërsa çështjet e sigurisë dhe të territoreve vijojnë të jenë ndër pengesat kryesore për arritjen e një marrëveshjeje. 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme