Bota 6 November 2026, 17:32 Nga VNA

Arrestohet babai i Meghan Markle, 82-vjeçari akuzohet për posedim të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë

Ndaje në Whatsapp

Arrestohet babai i Meghan Markle, 82-vjeçari akuzohet për posedim

Thomas Markle, babai i Dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, është arrestuar nga FBI në Florida të Shteteve të Bashkuara, nën akuzën e posedimit të materialeve që dokumentojnë abuzimin seksual të fëmijëve.

82-vjeçari u ndalua të premten, më 6 nëntor, në zonën e Lakeland, pranë Tampas. Sipas autoriteteve amerikane, ndaj tij është ngritur një akuzë federale për posedimin e materialeve të paligjshme.

Arrestimi vjen pas disa javësh hetimesh, të cilat nisën pasi djali i tij, Thomas Markle Jr., pretendoi se kishte zbuluar materiale të dyshimta në banesën e të atit në Filipine. Ai njoftoi autoritetet vendase dhe FBI-në, duke kërkuar hetimin e përmbajtjeve të gjetura.

Sipas mediave amerikane, hetuesit kanë zbuluar materiale të dyshuara edhe në ambiente magazinimi të lidhura me 82-vjeçarin. Ndërkohë, autoritetet në Filipine kanë zhvilluar një hetim paralel për origjinën dhe përmbajtjen e materialeve.

Thomas Markle i ka mohuar më herët akuzat, duke i cilësuar ato të pavërteta dhe duke deklaruar se nuk ka kryer veprimet për të cilat dyshohet.

Çështja ka shkaktuar reagimin e Meghan Markle, e cila ka deklaruar se është thellësisht e shqetësuar nga pretendimet ndaj babait të saj. Dukesha ka zbuluar gjithashtu se ishte njohur që në vitin 2018 me informacione shqetësuese, të cilat i ishin përcjellë edhe policisë britanike.

Meghan, e cila prej vitesh nuk mban marrëdhënie me të atin, ka theksuar se vendimi për ta mbajtur larg fëmijëve të saj lidhej me shqetësimet për sigurinë e tyre.

Thomas Markle, ish-drejtor ndriçimi në industrinë televizive amerikane, nuk mori pjesë në martesën e vajzës së tij me Princin Harry në vitin 2018.

Pas arrestimit, çështja do të ndiqet nga drejtësia federale amerikane. Thomas Markle konsiderohet i pafajshëm derisa të provohet fajësia e tij me vendim gjyqësor.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme