Kronika 7 November 2026, 10:10 Nga VNA

U denoncua për ngacmim seksual nga 7 nxënëse, arrestohet mësuesi 35-vjeçar në Vlorë, dy vajza tërheqin deklarimet

Ndaje në Whatsapp

U denoncua për ngacmim seksual nga 7 nxënëse, arrestohet

Policia e Vlorës ka konfirmuar arrestimin e mësuesit 35-vjeçar të edukimit fizik në shkollën e bashkuar “Hajredin Beqari”, pas denoncimit të shtatë nxënëseve për ngacmim seksual. Mësuesi është transferuar në ambientet e paraburgimit në Vlorë, ku do të qëndrojë në pritje të seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, që pritet të zhvillohet në ditët në vijim.

Nga shtatë nxënëset që kanë denoncuar rastin, dy prej tyre janë tërhequr nga deklarimet fillestare, ndërsa pesë të tjerat vijojnë t'u qëndrojnë pretendimeve se janë përballur me fjalë dhe sjellje të papërshtatshme nga ana e mësuesit. Sipas informacioneve të policisë, gjatë verifikimeve të kryera në telefonin e 35-vjeçarit nuk janë konstatuar mesazhe me përmbajtje ngacmuese.

Çështja tashmë pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, e cila do të vlerësojë provat dhe deklarimet e palëve. Dëshmitë e nxënëseve dhe materialet e administruara gjatë hetimit pritet të jenë pjesë e shqyrtimit gjyqësor për të sqaruar rrethanat e denoncimeve ndaj mësuesit.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme