Kronika 7 November 2026, 08:07 Nga VNA

“Rama, jep dorëheqjen”/ Studentët thërrasin protestë kombëtare sot në orën 14:00, paralajmërojnë përshkallëzim të tubimeve

Ndaje në Whatsapp

“Rama, jep dorëheqjen”/ Studentët thërrasin

Studentët do të mblidhen sërish këtë të shtunë, 7 nëntor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në një tjetër protestë kombëtare kundër qeverisë. Në qendër të kërkesave të tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar një fazë të re mobilizimi.

Pas më shumë se 150 ditësh protestash, lëvizja “Studentët n’protestë” ka vendosur të ndryshojë strategjinë, duke organizuar dy tubime kombëtare në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë, në orën 14:00.

Sipas organizatorëve, ky vendim synon të rrisë pjesëmarrjen dhe të forcojë presionin ndaj qeverisë, e cila, sipas tyre, vijon të injorojë kërkesën për largimin e kryeministrit.

Në deklaratën e publikuar, studentët shprehen se janë të përgatitur për një përballje afatgjatë, duke akuzuar qeverinë për tendenca autokratike dhe mungesë reagimi ndaj kërkesave të qytetarëve.

Ata kanë bërë të ditur gjithashtu se do të mbështesin çdo protestë tjetër qytetare kundër qeverisë, pavarësisht kohës së organizimit.

Ndërkohë, edhe Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë për këtë të shtunë. Kryetari i saj, Sali Berisha, ka njoftuar se tubimi i demokratëve do të nisë në orën 12:00, në mbështetje të protestave studentore.

Megjithatë, raportet mes studentëve dhe opozitës mbeten të tensionuara, pasi në protestën e 31 tetorit të rinjtë larguan disa deputetë demokratë, duke i konsideruar edhe ata përgjegjës për situatën në vend.

Me kalendarin e ri të protestave, studentët synojnë të ruajnë vazhdimësinë e lëvizjes dhe të shtojnë presionin politik, duke këmbëngulur se nuk do të tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme