Opinion 8 November 2026, 10:55 Nga VNA

Përse të shqetëson pamja e përplasjes mes militantëve të PD-së dhe një protestuesi që tha: Rama në burg, Berisha në burg?

Ndaje në Whatsapp
Përse të shqetëson pamja e përplasjes mes militantëve

Nga Trëndelina Gashi

Çfarëdo që të thonë justifikuesit në PD ajo pamje përplasjeje dhe dhune ndaj një njeriu që nuk proteston me parrullat e PD-së nuk mund të justifikohet, nuk e meriton të justifikohet dhe është shqetësuese.

Po e pranojmë në një moment se personi në fjalë ishte provokator. Grushtuesit e PD ranë menjëherë në kurthin e provokatorit dhe treguan që ndaj mendimit ndryshe apo një opozite joPD ata janë njësoj të dhunshëm si Rama. Pra e bashkëngjitën veten me Ramën më shumë sesa me protestën. Pra “provokatori” ia doli që të tregojë se Rama dhe Saliu ose PS dhe PD janë njësoj duke i dhënë edhe më shumë legjitimitet parrullës që hodhi.

Nëse objektivi i PD është të rrëzojnë Ramën, parrulla të tilla që sipas PD nuk përfaqësojnë ndjesinë e popullit opozitar nuk kanë pse t’i shqetësojnë por fokusin duhet ta kenë te objektivi madhor: goditja e Ramës.

Nëse, siç po del, personi vjen nga radhë vërtet opozitare dhe pjesë e të persekutuarve të këtij vendi, dhuna e PD ishte edhe më e shqetësuese. Kjo sjellje tregon që PD njësoj si PS ka mjet dhunën kundër mendimit e qëndrimit opozitar dhe joservil ndaj kreut të vet. Po të ishin kaq të përkorë në dinjitetin e tyre, do të duhet të kapnin me shpulla dhe eksponentë të sotëm të PD-së që në 8 janarin e tyre shkruajtën statuse mbi fundin politik të Berishës.

Me këtë lloj qasjeje PD vetë është në shërbim të Ramës. Së pari sepse e bën të justifikueshme dhunën e Ramës ndaj protestuesve. Së dyti sepse i krijon front të ri përplasjeje protestës dhe dobësuar energjinë. Së treti krijon klimën e mungesës së shpresës se ka një mënyrë që ky vend mund të shpëtojë nga gjirizi ku po mbytet.

Nëse dhuna e PD mbi protestuesit niset nga premisa e humbjes së votave opozitare, përsëri llogaritë janë gabim. Ajo pjesë e elektoratit që nuk ia ka dhënë votën PD-së pavarësisht se është në opozitë me PS e ka bërë këtë me ndërgjegje të plotë dhe ka qëndruar e tërhequr e heshtur në pritje të diçkaje që nuk i ngjan PD-së së pazareve me Ramën. As PD-së së kapur me afera me Ramën.

Ajo dhunë në protestën e së shtunës i bëri dëmin më të madh PD-së se na tregoi që për të ruajtur karrigen e opozitarit nuk ia përton drurit, njësoj si Rama nuk ia përton për të mbrojtur karrigen e qeveritarit.

Dhuna e së shtunës tregon mllefin që ka opozita e licencuar ndaj frymës së vërtetë opozitare në këtë vend. Dhe në fund duhet kuptuar që protesta për Shqipërinë e re nuk shpërtheu se vrau frikën. Kjo protestë shpërtheu sepse opozitarët bojkotues më së fundi panë një hapësirë shprese për një Shqipëri më të mirë. Prandaj vendosën të dalin nga gjendja e bojkotit. Prandaj përveç PS dhe PD ka shpërthyer në dhunë që tregu elektoral të vijojë të mbetet duopoli i tyre

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme