Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Arben Cara, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Cara ka bërë të ditur se vendimi për t’u larguar nga posti është marrë për arsye personale.
Ai është shprehur se, pas vlerësimit të situatës, e ka parë të arsyeshme të përfundojë detyrën e tij në krye të Shërbimit Zjarrfikës.
Dorëheqja e Carës vjen në një periudhë kur strukturat zjarrfikëse janë angazhuar në përballimin e vatrave të zjarrit të regjistruara gjatë sezonit veror në zona të ndryshme të vendit.






















