Bota 11 August 2026, 11:31 Nga VNA

Si në filma/ Trump u nxor fshehurazi nga Turqia, Air Force One u përdor si karrem

Ndaje në Whatsapp
Si në filma/ Trump u nxor fshehurazi nga Turqia, Air Force One u

Një operacion i pazakontë sigurie është përdorur për të larguar fshehurazi Donald Trump nga Turqia më 8 korrik, pas informacioneve për një kërcënim të besueshëm iranian ndaj jetës së Presidentit amerikan.

Sipas Washington Post dhe New York Times, Trump ndodhej në Ankara për samitin e NATO-s dhe para kamerave hipi në Air Force One, duke krijuar përshtypjen se do të udhëtonte me të drejt Britanisë.

Por pak minuta më vonë ai u nxor fshehurazi nga avioni dhe u transportua me një mjet catering-u, nga ata që përdoren për furnizimin e avionëve. Prej aty u transferua në një C-32A të Forcave Ajrore amerikane, version ushtarak i Boeing 757, me të cilin fluturoi drejt Britanisë.

Ndërkohë, Air Force One vazhdoi udhëtimin si karrem, ndërsa vendndodhja reale e Trumpit iu mbajt e fshehtë gazetarëve dhe madje disa anëtarëve të stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Operacioni ishte organizuar pasi autoritetet amerikane kishin marrë informacion për një kërcënim të besueshëm nga Irani. Vetëm një muaj më vonë është zbuluar se ajo që publikisht u paraqit si zgjedhja e Trumpit për të udhëtuar me avionin e vjetër presidencial, ishte në fakt pjesë e një operacioni mashtrimi për të fshehur avionin ku ndodhej Presidenti.

Video

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme