Bota 11 August 2026, 08:00 Nga VNA

Izraeli paralajmëron qytetarët e tij në Greqi: Shmangni protestat pro-palestineze dhe mos ekspozoni simbolet izraelite

Ndaje në Whatsapp
Izraeli paralajmëron qytetarët e tij në Greqi: Shmangni protestat

Izraeli u ka kërkuar qytetarëve të tij që ndodhen në Greqi të tregojnë kujdes të shtuar, për shkak të dhjetëra protestave pro-palestineze të organizuara në të gjithë vendin, përfshirë zona turistike të frekuentuara nga izraelitët.

Sipas Haaretz, Ministria e Jashtme izraelite u ka rekomanduar qytetarëve të shmangin demonstratat dhe përplasjet politike, si dhe të mos ekspozojnë publikisht simbole izraelite apo hebraike. 

Paralajmërimi vjen ndërsa në Greqi janë organizuar dhjetëra tubime kundër luftës në Gaza, me protesta edhe në destinacione turistike. 

Tensionet janë rritur gjatë javëve të fundit edhe për shkak të protestave kundër pranisë së turistëve izraelitë. Në korrik, demonstruesit në ishullin Syros bllokuan ankorimin e anijes turistike izraelite Crown Iris, me rreth 1,600 pasagjerë, duke bërë që ajo të ndryshonte destinacion. Protesta pati më pas edhe gjatë ndalesës së anijes në Rodos. 

Autoritetet izraelite u kanë kërkuar gjithashtu turistëve të qëndrojnë vigjilentë në vende të mbipopulluara dhe të mbajnë familjarët të informuar për vendndodhjen e tyre.

Video

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme