Sociale 11 August 2026, 08:48 Nga VNA

Televizionet që kanë fondet më të larta të pagave, sa paguhen mesatarisht gazetarët e TV

Ndaje në Whatsapp
Televizionet që kanë fondet më të larta të pagave, sa

Më se një dekadë më parë, puna në televizion ishte ndër më të paguarat, duke konkurruar dhe me bankat, sidomos për drejtuesit.

Bankat u zgjeruan me shpejtësi, ndërsa televizionet u përballën me rritje të ulët të të ardhurave për shkak të tregut të vogël të reklamave, madje TV e lajmeve janë në përgjithësi me humbje.

Kjo bëri që diferenca në paga të thellohej. Vitet e fundit, televizionet nuk po hapin më as vene të reja pune, që dikur ishte një nga faktorët kryesor që nxiti rritjen e pagave për shkak të kalimit të punonjësve nga një redaksi në tjetrën dhe hapjes së televizioneve të reja.

Por, cilat janë televizionet që kanë buxhetet më të mëdha për pagat e punonjësve të tyre. “Monitor” ka bërë një vlerësim, nisur nga buxhetet për paga e sigurime shoqërore, që televizionet kryesore kanë raportuar në bilancin e vitit 2025 dhe numrin e punonjësve.

Televizioni me buxhetin më të madh për pagat është “Top Channel”, me 824 milionë lekë, (gati 8.5 milionë euro), me rritje 2.3% me bazë vjetore. Televizioni kishte 447 punonjës në 2025-n, nga 465 në 2024-n, sipas të dhënave në raportet vjetore.

Paga mesatare mujore bruto për punonjës rezulton gati 154 mijë lekë, që është në këto nivele kryesisht për pagat e larta të niveleve drejtuese.

Top Channel i raporton fondet e pagave dhe sipas niveleve drejtuese. Për 52 drejtuesit e lartë, shpenzimet totale për paga dhe sigurime arritën në rreth 339.2 milionë lekë në vitin 2025. Kjo përkthehet në një pagë mesatare mujore bruto prej rreth 544 mijë lekësh për person.

Për 106 drejtuesit e nivelit të mesëm, fondi total i pagave dhe sigurimeve ishte rreth 200.3 milionë lekë, ose një mesatare mujore prej rreth 157 mijë lekësh për punonjës.

Për 275 punonjësit e kategorisë “staf tjetër”, shpenzimet për paga dhe sigurime arritën në rreth 282.4 milionë lekë, duke rezultuar në një mesatare mujore prej rreth 86 mijë lekësh për punonjës.

Top Channel ishte në 2025-n, televizioni i dytë më i madh në vend, me të ardhura prej 1.95 miliardë lekë dhe fitimet para taksave 242 milionë lekë.

Televizioni i dytë me fondin më të larta për pagat është “TV Klan”, me një buxhet  prej 660 milionë lekësh, ose gati 7 milionë euro, me rritje 7.5% me bazë vjetore.

Paga mesatare mujore bruto rezulton 131 mijë lekë për punonjës. Tv Klan ka një veçori, pasi emisione kryesore si “Opinion” apo e “Diela Shqiptare” funksionojnë si bërthama me NIPT më vete, ndaj pagat e drejtuesve të lartë nuk përfshihen në fondin e pagave të televizionit.

“TV Klan” është më i madhi në vend për të ardhurat, që arritën në 2.3 miliardë lekë në 2025-n, me rritje 3.2% me bazë vjetore dhe fitime 484 milionë lekë.

“News 24” kishte një buxhet pagash prej 267 milionë lekë, ndërsa raporton 170 të punësuar. Paga mesatare bruto për të punësuar rezulton rreth 130 mijë lekë.

Ky televizion është i vetmi që raporton dhe shpenzime për pensionet. “News 24” ka raportuar rritje të të ardhurave me 6%, në 274 milionë lekë në 2025-n. Televizioni i lajmeve ka deklaruar humbje prej 114 milionë lekësh.

“Vizion Plus” është televizioni me buxhetin e katërt më të madh për paga, në nivelin e 251 milionë lekëve, me rritje 12% me bazë vjetore. Televizioni raportoi 190 të punësuar në 2025-n, nga 187 vitin e mëparshëm.

Paga mesatare mujore bruto për të punësuar është 106 mijë lekë. “Media Vizion” (Vizion Plus)  raportoi të ardhura prej 655 milionë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin e mëparshëm, dhe fitime minimale prej 25 milionë lekësh.

“ABC News” kishte fond pagash prej 187 milionë lekësh në 2025-n, me një rënie prej gati 23%. Kompania nuk e ka të deklaruar në bilanc numrin e punonjësve.  “ABC News” raportoi rritje të ardhurash me 29%, në 376 milionë lekë, në 2025-n dhe deklaroi për herë të parë një fitim prej 85 milionë lekësh.

“Report TV” kishte një buxhet për pagat prej 193 milionë lekësh në 2025-n, me rritje 8%. Operatori kishte 145 të punësuar, që do të thotë një pagë mesatare mujore bruto prej 111 mijë lekësh. “Report TV” (MTSC) deklaroi të ardhura prej 309 milionë lekë, me rritje 6%. Televizioni raportoi humbje prej 18 milionë lekësh.

“Euronews” deklaroi fond pagash prej 193 milionë lekë, me tkurrje prej 11.5% me bazë vjetore. Nuk ka të dhëna për numrin e punonjësve. “EuroNews” ka deklaruar të ardhura prej 185 milionë lekë, ndërsa vijon të jetë me humbje (109 milionë lekë).

“MCN TV” kishte një fond pagash prej 101 milionë lekësh, me rritje 18% me bazë vjetore. Nuk deklarohet numri i punonjësve. Qarkullimi vjetor në 2025-n ishte 72 milionë lekë, me tkurrje prej rreth 33%, ndërsa vijon të deklarojë humbje, që arritën në 49 milionë lekë./Monitor

Video

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme