Bota 10 August 2026, 08:33 Nga VNA

Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn për Kosovën: Gabim diplomatik, Ukraina duhet ta njohë pavarësinë

Ndaje në Whatsapp
Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn për Kosovën: Gabim diplomatik,

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka reaguar ndaj qëndrimit të presidentit Volodymyr Zelensky për Kosovën, duke e cilësuar si një “gabim diplomatik” mosndryshimin e pozicionit të Ukrainës ndaj pavarësisë së saj.

Reagimi i Goncharenkos erdhi pas deklaratës së Zelenskyt në Beograd, ku presidenti ukrainas rikonfirmoi se Kievi nuk ka ndryshuar qëndrimin lidhur me Kosovën.

Goncharenko, i cili më herët ka iniciuar në Parlamentin e Ukrainës një projektligj për njohjen e pavarësisë së Kosovës, kundërshtoi publikisht këtë linjë të politikës së jashtme ukrainase.

Në një postim në rrjetin social X, deputeti publikoi edhe një fotografi ku shihet heqja e sloganit “Free Ukraine” nga “Hotel Grand” në Prishtinë, duke e lidhur këtë veprim me deklaratat e fundit të presidentit ukrainas.

Sipas Goncharenkos, qëndrimi i shprehur nga Zelensky nuk përfaqëson mbështetjen që, sipas tij, ekziston mes ukrainasve për Kosovën.

“Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe besojmë se Ukraina duhet ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, shkroi Goncharenko.

Deputeti ukrainas ka qenë një prej zërave më të fortë në Kiev në favor të njohjes së Kosovës dhe ka kërkuar disa herë që autoritetet ukrainase të rishikojnë politikën e tyre ndaj Prishtinës.

Ukraina aktualisht nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa Goncharenko ka bërë të qartë se do të vazhdojë përpjekjet politike dhe parlamentare për ndryshimin e këtij qëndrimi.

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme