Bota 11 August 2026, 13:40 Nga VNA

Gjykata e Damaskut dënon me vdekje Bashar al-Assadin

Ndaje në Whatsapp

fvddfvdfd.jpg

Ish-presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, vëllai i tij Maher al-Assad dhe kushëriri i tyre, Atef Najib, janë dënuar me vdekje nga Gjykata Penale e Damaskut, pasi u shpallën fajtorë për krime të kryera gjatë luftës gati 14-vjeçare në Siri.

Sipas mediave të huaja, Bashar al-Assad u shpall fajtor për vrasje të paramenduar, torturë dhe krime kundër njerëzimit. Vendimi ndaj tij është dhënë në mungesë, pasi ish-presidenti ndodhet jashtë Sirisë.

Assad, i cili drejtoi Sirinë për më shumë se dy dekada, u largua nga vendi në dhjetor 2024, pasi rebelët e udhëhequr nga islamistët avancuan drejt kryeqytetit, Damaskut, dhe morën kontrollin e vendit.

Pas rrëzimit të Assadit nga pushteti, udhëheqja e re siriane është përpjekur të ndërtojë një imazh më të moderuar dhe të paraqitet si një administratë që respekton të drejtat e njeriut.

Video

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme