Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, hyri në ambientet e një shkolle të mesme i armatosur me një shpatë të gjatë. Ai sulmoi pa dallim nxënës dhe staf.
Policia konfirmoi se një person ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital në gjendje kritike. Sulmuesi u neutralizua dhe arrestua pas 10 minutash.
Ky është sulmi i tretë me armë të ftohta në shkolla suedeze në 2 vitet e fundit. Një vend i njohur për paqen dhe sigurinë, tani po diskuton seriozisht vendosjen e detektorëve metalikë në çdo shkollë.






















