Kronika 22 August 2026, 22:18 Nga VNA

Të shtëna me armë në Pukë, policët pikasen teksa monitoronin parcelën me kanabis

Ndaje në Whatsapp
Të shtëna me armë në Pukë, policët pikasen teksa

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Hamalla e Dedës”, pranë fshatit Qafë T’Mugu, në Qelëz të Pukës.

Sipas informacioneve paraprake, një skuadër e Policisë ndodhej në një zonë të thellë malore, ku po monitoronte një parcelë të dyshuar të kultivuar me kanabis.

Dyshohet se efektivët janë pikasur nga persona që mund të jenë të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike. Menjëherë pas kësaj janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ndërsa ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse ato janë drejtuar ndaj punonjësve të Policisë.

Për shkak të situatës, efektivët në terren kanë kërkuar përforcime. Drejt zonës janë nisur forca shtesë, ndërsa në operacion është angazhuar edhe një grup i FNSH-së nga Shkodra.

Deri më tani nuk raportohet zyrtarisht për persona të plagosur apo të arrestuar në lidhje me të shtënat.

Ngjarja merr rëndësi edhe për faktin se vetëm tre ditë më parë, në të njëjtën zonë, Policia arrestoi një person të dyshuar për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Situata mbetet në zhvillim, ndërsa pritet që Policia të sqarojë rrethanat e ngjarjes dhe të identifikojë autorët e mundshëm të të shtënave.

Video

Një kolon izraelit sulmoi më 22 gusht të moshuarin palestinez Sheikh Saeed Al Amour në fshatin Al Rakeez, në zonën e Masafer Yatta-s. Sipas raportimeve, Al Amour është person me aftësi të kufizuara dhe rreth një vit e gjysmë më parë humbi njërën këmbë, pasi u qëllua me armë nga kolonë izraelitë. Ngjarja e fundit është raportuar në një zonë të Bregut Perëndimor ku vendbanimet izraelite konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. Marrë nga TRT World

Dosja e vrasjes së turistit Luis Mendez në Ksamil zbulon se ngjarja nuk ishte një sherr banal, por një sulm nga një grup personash, ku Sokrat Vata identifikohet si njeriu me thikë. Lidhur me ngjarjen, pyetje të mëdha ngrihen edhe për stacionin e plazhit "Principotes", i cili administrohej nga i kërkuari Bekim Bulica. Për këtë arsye, ministrit Blendi Gonxhja dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit u kërkohet të sqarojnë se mbi çfarë dokumentesh dhe hoteli i është dhënë kjo leje këtij biznesi.

Lionel Messi është gjobitur nga MLS pas incidentit me Quinn Sullivan gjatë barazimit 2-2 mes Inter Miamit dhe Philadelphia Union. Argjentinasi u pa duke e goditur me shuplakë kundërshtarin në zonën e qafës, ndërsa edhe Ian Fray u gjobit për një përplasje të mëvonshme me Sullivan.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme