Kronika 22 August 2026, 12:22 Nga VNA

Tronditëse/ Turisti portugez u vra pasi ndërhyri për të ndihmuar shokun që po dhunohej

Ndaje në Whatsapp
Tronditëse/ Turisti portugez u vra pasi ndërhyri për të

Zbardhet dëshmia tronditëse e Tourpal Khitaev, shtetas francez, mik me turistin portugez Luis Miguel Varela Mendez, i cili u vra me thikë në Ksamil. Ai shpjegoin se turisti u vra pasi ndërhyri për të shuar sherrin mes tij dhe punonjësve të sigurisë të klub “Principotes”. 

Tourpal Khitaev, shtetas francez 

Khitaev deklaron se kanë qenë tek klub "Principote" duke festuar dhe pasi kanë mbaruar kanë dalë nga klubi dhe kanë zbritur shkallet duke qëndruar tek shezllonet e plazhit. Aty ka qenë me shokun e tij Ibrahim dhe po bisedonin, ndërsa shokët e tjerë qenë më larg dhe po bisedonin. Aty pranë kanë qenë dhe tre persona me ngjyrë të cilët i thonë që zihuni si burra, por ai i ka thënë që nuk po ziheshin dhe shikoni punën tuaj, ne po bëjmë shaka. Aty pranë ka qenë dhe një djalë tjetërr, i cili ishte i dehur dhe po bërtiste. Në këtë moment dalin dy veta, të cilët ishin punonjës të lokalit dhe i thonë që mos bërtisni se punojmë këtu!. Njëri prej tyre më tërheq nga krahu i veshur me rroba të bardha të shkurtra me pak mjekër flokë geshtenjë, i cili kishte thikën në dorë dhe që më goditi mua në këmbë. Më pas ju bërtiti të gjithëve dhe iu thotë që mos bërtisni. Unë i them që nuk jam unë personi që bërtisja dhe ishin të tjerë, por ky person më ofendoi nga nëna. Unë i them që pse e zë nënën time në gojë, unë nuk zura në gojë nënën tënde. Në këtë moment ai më kapi për fyti dhe më goditi me kokë në fytyrë dhe unë ju pergjigja duke e goditur. Unë pas kam rënë në shezllong dhe ai po vazhdonte të më godiste. Aty erdhën dhe disa persona të tjerë dhe po na godisnin dhe shokët e mi u futën në konflikt. Luisi Migueli u fut për të ndaluar ata që më godisnin dhe më pas unë kam parë atë që shoku im që u vra, i cili po konfliktohej me dy tre persona me bluza të zeza ndërsa personi me bluzë të bardhë, i cili mbante thikën në dorë po na kërcwnonte. Njëri prej tyre me ka kapur dhe më ka larguar nëpër shezllone. Kur jam kthyer kam personin, i cili ishte me të bardha që hoqi këmishën ku në të dallohej që ishte me gjak dhe po largohej drejtim rrugës. Unë nuk e kam parë momentin kur e ka goditur me thikë shokun tim Louis Miguel. Pyetjes se a njihte personin, i cili mbante thikën në dorë dhe që e kishte goditur në këmbë ai është përgjigjur që po dhe pas paraqitjes së fotos së shtetasit Sokrat Vata ai ka deklaruar që ai është personi i cili mbante thikën në dorë dhe që e ka goditur dhe atë.

Video

Një kolon izraelit sulmoi më 22 gusht të moshuarin palestinez Sheikh Saeed Al Amour në fshatin Al Rakeez, në zonën e Masafer Yatta-s. Sipas raportimeve, Al Amour është person me aftësi të kufizuara dhe rreth një vit e gjysmë më parë humbi njërën këmbë, pasi u qëllua me armë nga kolonë izraelitë. Ngjarja e fundit është raportuar në një zonë të Bregut Perëndimor ku vendbanimet izraelite konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. Marrë nga TRT World

Dosja e vrasjes së turistit Luis Mendez në Ksamil zbulon se ngjarja nuk ishte një sherr banal, por një sulm nga një grup personash, ku Sokrat Vata identifikohet si njeriu me thikë. Lidhur me ngjarjen, pyetje të mëdha ngrihen edhe për stacionin e plazhit "Principotes", i cili administrohej nga i kërkuari Bekim Bulica. Për këtë arsye, ministrit Blendi Gonxhja dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit u kërkohet të sqarojnë se mbi çfarë dokumentesh dhe hoteli i është dhënë kjo leje këtij biznesi.

Lionel Messi është gjobitur nga MLS pas incidentit me Quinn Sullivan gjatë barazimit 2-2 mes Inter Miamit dhe Philadelphia Union. Argjentinasi u pa duke e goditur me shuplakë kundërshtarin në zonën e qafës, ndërsa edhe Ian Fray u gjobit për një përplasje të mëvonshme me Sullivan.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme