Kronika 21 August 2026, 21:24 Nga VNA

Gjykata jep masat e sigurisë, në burg i dyshuari për vrasjen e turistit në Ksamil dhe katër të tjerë, lirohen policët

Ndaje në Whatsapp
Gjykata jep masat e sigurisë, në burg i dyshuari për vrasjen e

Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, i dyshuar për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil. Në burg mbetën dhe dy shtetasit turq, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak, që ndihmuan Vatën në tentativën për t’u arratisur pas krimit. Vata u gjet në bagazhin e makinës së tyre gjatë kontrollit në Levan të Fierit.

“Arrest në burg” me afat 45 ditë u caktua për shtetasit Ervis Bunçi, Serxhi Selimi dhe Ildi Cekani. Ndërsa “Detyrim paraqitje” u dha për policin e burgjeve Luciano Seferi, Romeo Shehu, Murat Zhabina, policin Miosid Matushaj dhe Kristi Koshin.

Në kërkim për bashkëpunim në vrasje është Daniel Gjana dhe Bekim Bulica, pronar i lokalit Principotes.

Video

Neymar ka treguar një tjetër “talent” larg fushës së futbollit. Ylli brazilian mori pjesë në një aktivitet baleti të vajzës së tij 2-vjeçare, Mavie, dhe këtë herë nuk u mjaftua vetëm duke parë nga publiku. Futbollisti iu bashkua baballarëve të tjerë dhe provoi të ndiqte koreografinë përkrah së bijës, duke dhuruar një moment sa të ëmbël, aq edhe argëtues. Më herët, Neymar ishte emocionuar deri në lot teksa shihte Mavie-n duke performuar. Me topin e dimë çfarë bën, por për baletin… gjykimin po ia lëmë publikut.

Një aksident i rëndë është regjistruar në Poloni, ku një kamion në lëvizje është përplasur me një tjetër mjet të rëndë, të ndaluar në anë të rrugës dhe të ngarkuar me automjete. Forca e goditjes ishte e tillë sa një prej makinave të transportuara u hodh në ajër, ndërsa një person mbeti i plagosur.

Zjarri i nisur mbrëmjen e djeshme në malin e Dukatit ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, duke u përhapur në një sipërfaqe pranë malit të Çikës. Të favorizuara nga era dhe terreni i vështirë malor, flakët kanë përfshirë edhe një pjesë të Çikës, duke zgjeruar sipërfaqen e prekur. Në zonë po vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri, me angazhimin e Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile.

Një aksident i rëndë është regjistruar në Poloni, ku një kamion në lëvizje është përplasur me një tjetër mjet të rëndë, të ndaluar në anë të rrugës dhe të ngarkuar me automjete. Forca e goditjes ishte e tillë sa një prej makinave të transportuara u hodh në ajër, ndërsa një person mbeti i plagosur.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme