
Petrit Ndoci, i dënuar për vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje pa leje, është arratisur nga burgu i Reçit. Ai kishte dalë me leje dhe nuk është kthyer.
Sipas DBP-së, Ndoci duhej të kthehej sot në orën 12:30, por në momentin që nuk është paraqitur, është telefonuar në numrin e kontaktit. Në telefon është përgjigjur i vëllai, i cili ka thënë se Ndoci ishte larguar.
Vëllai ka shpjeguar se ai kishte lënë një letër, ku shkruante se e donte familjen, por se do të largohej.
Ndocit i kishin mbetur edhe dy vite burg për të vuajtur. Ai ishte trajtuar disa herë me leje shpërblyese.






















