Rajoni 21 August 2026, 17:52 Nga VNA

NATO tërheq gradualisht KFOR-in nga ura e Mitrovicës: Vendimi është i kthyeshëm

Ndaje në Whatsapp
NATO tërheq gradualisht KFOR-in nga ura e Mitrovicës: Vendimi

NATO ka deklaruar se ndryshimi gradual i pranisë së përhershme të KFOR-it në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë do të bazohet në zhvillimet e sigurisë dhe mund të rikthehet nëse situata e kërkon.

Aleanca thekson se çdo vendim për hapjen e urës për qarkullimin e automjeteve duhet të marrë parasysh nevojat e të gjitha komuniteteve lokale. Sipas NATO-s, riorganizimi i pranisë së KFOR-it është pjesë e optimizimit të misionit dhe po zhvillohet në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë.

NATO ka konfirmuar gjithashtu se sekretari i përgjithshëm Mark Rutte është në kontakt të rregullt me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

KFOR-i vijon të monitorojë situatën në terren dhe, pavarësisht ndryshimeve në pozicionim, NATO thekson se mban një prani të fuqishme dhe të dukshme në veri të Kosovës, përfshirë zonat ku jeton komuniteti serb. Aleanca sqaroi se KFOR-i nuk ka mandat për zbatimin e ligjit, por bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë.

Video

Gjykata e Posaçme zbuti masën e sigurisë për Gentian Gjylin, ish-kreun e ARRSH-së. Nga arrest shtëpie, ndaj tij u caktuan masat e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Momente dramatike janë regjistruar në ujëvarën Mae Sa, në Chiang Mai të Tajlandës, ku një përmbytje e befasishme mori përpara disa turistë brenda pak sekondash. Pamjet tregojnë ujin që vërshon me forcë, ndërsa disa persona humbin ekuilibrin dhe rrëmbehen nga rrjedha. Rojet e parkut ndërhynë menjëherë dhe arritën t’i nxirrnin të gjithë në siguri. Fatmirësisht, turistët shpëtuan pa lëndime serioze, duke pësuar vetëm disa gërvishtje të lehta. Autoritetet kanë kërkuar kujdes të shtuar gjatë sezonit të shirave, kur përmbytje të tilla mund të ndodhin papritur.

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në aeroportin Carlisle, në Pensilvani, ku një avion i vogël Cessna 150 u përplas me një helikopter Bell 407 të Policisë së Shtetit. Nga përplasja humbi jetën piloti 57-vjeçar Paul Sokoloski, ndërsa dy efektivët që ndodheshin në helikopter mbetën të plagosur. Pamjet e publikuara tregojnë momentin e fortë të përplasjes, teksa helikopteri ndodhej pranë tokës. FAA dhe NTSB kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Një grua ka mbetur e habitur pas eksperiencës së saj të parë me dërgesën me dron, kur porosia e saj nga Amazon, në vend që të mbërrinte e sigurt në oborr, përfundoi direkt në pishinë. Droni mbërriti mbi banesë për të dorëzuar pakon, por momenti teknologjik nuk shkoi tamam sipas planit: paketa u lëshua dhe ra në ujë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme