Rajoni 18 August 2026, 17:51 Nga VNA

Vuçiç i shkruan Rutte-s për urën e Ibrit: Të mos hapet

Ndaje në Whatsapp
Vuçiç i shkruan Rutte-s për urën e Ibrit: Të mos

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet me letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me çështjen e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Vuçiç ka kundërshtuar hapjen e urës për automjete, duke pretenduar se vendimet po merren pa konsultimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç. Ai ka kritikuar gjithashtu komandantin e KFOR-it dhe ka thënë se pret që Rutte ta shqyrtojë kërkesën e tij.

“Do t’i shkruaj Mark Ruttes sot. Shpresoj se do të më përgjigjet dhe do ta pranojë kërkesën time që të mos e bëjë këtë”, deklaroi Vuçiq.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka kërkuar koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota mes komunave të prekura dhe institucioneve qendrore të Kosovës për hapjen e urës për automjete.

Ura kryesore mbi Ibër, e cila lidh Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut, ka qenë prej vitesh një nga pikat më të ndjeshme të tensioneve mes komuniteteve shqiptare dhe serbe në Kosovë.

Video

Situata me zjarret vijon të jetë kritike në Pukë, ku kanë përfshirë disa zona dhe flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave. Në Gojan, Gjegjan, Tërbun janë angazhuar 255 forca dhe 11 mjete zjarrfikëse. Deri tani raportohet se janë djegur 4 banesa të pabanuara, ndërsa një banesë e banuar është shpëtuar.

Gjykata e Posaçme zbuti masën e sigurisë për Gentian Gjylin, ish-kreun e ARRSH-së. Nga arrest shtëpie, ndaj tij u caktuan masat e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Momente dramatike janë regjistruar në ujëvarën Mae Sa, në Chiang Mai të Tajlandës, ku një përmbytje e befasishme mori përpara disa turistë brenda pak sekondash. Pamjet tregojnë ujin që vërshon me forcë, ndërsa disa persona humbin ekuilibrin dhe rrëmbehen nga rrjedha. Rojet e parkut ndërhynë menjëherë dhe arritën t’i nxirrnin të gjithë në siguri. Fatmirësisht, turistët shpëtuan pa lëndime serioze, duke pësuar vetëm disa gërvishtje të lehta. Autoritetet kanë kërkuar kujdes të shtuar gjatë sezonit të shirave, kur përmbytje të tilla mund të ndodhin papritur.

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në aeroportin Carlisle, në Pensilvani, ku një avion i vogël Cessna 150 u përplas me një helikopter Bell 407 të Policisë së Shtetit. Nga përplasja humbi jetën piloti 57-vjeçar Paul Sokoloski, ndërsa dy efektivët që ndodheshin në helikopter mbetën të plagosur. Pamjet e publikuara tregojnë momentin e fortë të përplasjes, teksa helikopteri ndodhej pranë tokës. FAA dhe NTSB kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme