Rajoni 20 August 2026, 18:08 Nga VNA

“Arsenal lufte” në veri të Kosovës/ Mitralozë, AK-47, granata e mijëra fishekë në 12 lokacione, Sveçla: Gjurmët të çojnë te Serbia

Ndaje në Whatsapp

fvdfvfvd.jpg

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar një arsenal të madh armësh gjatë kontrolleve të zhvilluara në 12 lokacione të ndryshme në veri të vendit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bëri të ditur se gjatë operacionit janë gjetur gjithsej 72 armë, mes tyre mitralozë, automatikë AK-47, armë të gjata, pistoleta dhe pushkë gjuetie. Gjithashtu janë sekuestruar granata dore, mijëra fishekë, pjesë armësh, pajisje ushtarake, si dhe uniforma të ushtrisë dhe policisë serbe.

“Janë gjetur 72 armë, prej tyre: 2 mitralozë, 11 AK-47, 22 armë të gjata të llojeve të ndryshme, 27 pushkë gjuetie, 9 pistoleta, 1 pushkë ajrore, 7 granata dore, 4831 copë municione, janë gjetur dhe pjesë të armëve, shumë pajisje të tjera ushtarake si dhe uniforma të ushtrisë dhe policisë së Serbisë”, deklaroi Hoxha.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, drejtoi akuza ndaj Serbisë, duke pretenduar se përmes tensioneve në veri është synuar edhe pengimi i zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës dhe i krimeve të kryera në Kosovë. Ai iu referua edhe varrezës masive të zbuluar në Zubin Potok.

“Është shqetësuese heshtja e Serbisë dhe dorës së zgjatur të saj në Kosovë për këto zhvillime, pra për varrezën masive dhe armët e konfiskuara. Heshtja e Serbisë është mbështetje e hapur për planifikuesit, organizatorët dhe realizuesit e tyre”, tha Sveçla.

Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse një pjesë e armëve të sekuestruara mund të jenë përdorur në vrasjen e një grupi intelektualësh në Mitrovicë. Hoxha theksoi se bëhet fjalë ende për dyshime, të cilat duhet të verifikohen përmes ekspertizave laboratorike.

“Këto janë dyshimet tona që pjesë të këtyre armëve mund të kenë qenë të përfshira edhe në rastin e vrasjes masive të grupit të intelektualëve, por kjo mbetet të verifikohet nga laboratorët e Kosovës, e nëse ka nevojë, edhe jashtë”, deklaroi ai.

Sveçla u zotua se hetimet do të zhvillohen me urgjencë dhe se autoritetet do të vijojnë punën për identifikimin dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës për krimet e luftës.

Autoritetet e Kosovës përsëritën gjithashtu akuzat ndaj Serbisë se po pengon zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës, përfshirë përmes klasifikimit të dokumenteve të caktuara si sekret shtetëror.

 

Video

Situata me zjarret vijon të jetë kritike në Pukë, ku kanë përfshirë disa zona dhe flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave. Në Gojan, Gjegjan, Tërbun janë angazhuar 255 forca dhe 11 mjete zjarrfikëse. Deri tani raportohet se janë djegur 4 banesa të pabanuara, ndërsa një banesë e banuar është shpëtuar.

Gjykata e Posaçme zbuti masën e sigurisë për Gentian Gjylin, ish-kreun e ARRSH-së. Nga arrest shtëpie, ndaj tij u caktuan masat e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Momente dramatike janë regjistruar në ujëvarën Mae Sa, në Chiang Mai të Tajlandës, ku një përmbytje e befasishme mori përpara disa turistë brenda pak sekondash. Pamjet tregojnë ujin që vërshon me forcë, ndërsa disa persona humbin ekuilibrin dhe rrëmbehen nga rrjedha. Rojet e parkut ndërhynë menjëherë dhe arritën t’i nxirrnin të gjithë në siguri. Fatmirësisht, turistët shpëtuan pa lëndime serioze, duke pësuar vetëm disa gërvishtje të lehta. Autoritetet kanë kërkuar kujdes të shtuar gjatë sezonit të shirave, kur përmbytje të tilla mund të ndodhin papritur.

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në aeroportin Carlisle, në Pensilvani, ku një avion i vogël Cessna 150 u përplas me një helikopter Bell 407 të Policisë së Shtetit. Nga përplasja humbi jetën piloti 57-vjeçar Paul Sokoloski, ndërsa dy efektivët që ndodheshin në helikopter mbetën të plagosur. Pamjet e publikuara tregojnë momentin e fortë të përplasjes, teksa helikopteri ndodhej pranë tokës. FAA dhe NTSB kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme