Një ngjarje e rëndë është regjistruar te Rana e Hedhun, në Shëngjin, ku një person ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është rrëzuar nga një gomone dhe më pas është goditur nga helikat e mjetit lundrues.
Për shkak të plagëve të marra, personi nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme.






















