
Detaje të reja janë bërë publike lidhur me plagosjen me armë zjarri të ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Shkodër, ku mbeti i plagosur Vladimir Bruçi.
Mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes është Pjerin Bitani. Sipas informacioneve paraprake, shkak i konfliktit dyshohet se është bërë një debat mes palëve lidhur me kamerat e sigurisë.
Bruçi është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa shërbimet e Policisë po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”. Autoritetet bëjnë me dije se shtetasi me iniciale P. B. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.






















