Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, i njohur edhe me mbiemrin Vathaj.
Ai ishte në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të Jetmir Pepës për trafik ndërkombëtar kokaine.
Vuka pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë.
Grupi kriminal Pepa trafikonte tonelata kokainë, ndërsa paratë i pastronte në ndërtim.






















