Kronika 22 August 2026, 10:32 Nga VNA

Situata me zjarret, MM: 6 vatra janë aktive, ja zonat problematike

Ndaje në Whatsapp
Situata me zjarret, MM: 6 vatra janë aktive, ja zonat problematike

Situata me zjarret vijon të jetë shqetësuese. Në disa zona flakët e zjarrit rrezikojnë banesat dhe shumë banorë janë avekuuar. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje. 

Në Gojan–Gjegjan, Pukë sipas Ministrisë është duke vijuar operacioni për vënien nën kontroll të flakëve. Konkretisht janë angazhuar 190 forca në terren: 32 efektivë MZSH me 7 mjete zjarrfikëse, 13 punonjës të shërbimit pyjor, 60 punonjës të shërbimeve vendore, 45 vullnetarë/banorë dhe 40 efektivë të FA. Në mbështetje janë 1 ekskavator, 1 mjet zjarrfikës dhe 2 helikopterë të FA-së.

Në Tenë, Mirditë, zjarri vijon, por nuk ka rrezik për banesat.

Në Dukat, Vlorë vatra vijon aktive, por me intensitet të ulët. Sot operojnë 77 forca: 10 efektivë MZSH, 12 forca të Njësisë Administrative Orikum dhe 55 efektivë të FA-së. Nuk rrezikohen banesa.

Në Malin e Dajtit, Tiranë, një pjesë e vatrave është izoluar plotësisht, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Bërshi, Klos, pas vënies nën kontroll, gjatë natës janë riaktivizuar disa vatra për shkak të erës. Në operacionin e deritanishëm janë angazhuar 85 forca, përfshirë 30 efektivë të FA-së, si dhe mjete zjarrfikëse.

Në Shtuf, Mirditë, vatra mbetet aktive dhe ndërhyrja vijon aty ku e mundëson terreni, ndërsa pjesët e thepisura vështirësojnë përdorimin e mjeteve zjarrfikëse.

Në operacionet e djeshme janë angazhuar 726 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 270 efektivë, 5 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Video

Një kolon izraelit sulmoi më 22 gusht të moshuarin palestinez Sheikh Saeed Al Amour në fshatin Al Rakeez, në zonën e Masafer Yatta-s. Sipas raportimeve, Al Amour është person me aftësi të kufizuara dhe rreth një vit e gjysmë më parë humbi njërën këmbë, pasi u qëllua me armë nga kolonë izraelitë. Ngjarja e fundit është raportuar në një zonë të Bregut Perëndimor ku vendbanimet izraelite konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. Marrë nga TRT World

Dosja e vrasjes së turistit Luis Mendez në Ksamil zbulon se ngjarja nuk ishte një sherr banal, por një sulm nga një grup personash, ku Sokrat Vata identifikohet si njeriu me thikë. Lidhur me ngjarjen, pyetje të mëdha ngrihen edhe për stacionin e plazhit "Principotes", i cili administrohej nga i kërkuari Bekim Bulica. Për këtë arsye, ministrit Blendi Gonxhja dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit u kërkohet të sqarojnë se mbi çfarë dokumentesh dhe hoteli i është dhënë kjo leje këtij biznesi.

Lionel Messi është gjobitur nga MLS pas incidentit me Quinn Sullivan gjatë barazimit 2-2 mes Inter Miamit dhe Philadelphia Union. Argjentinasi u pa duke e goditur me shuplakë kundërshtarin në zonën e qafës, ndërsa edhe Ian Fray u gjobit për një përplasje të mëvonshme me Sullivan.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme