Bota 22 August 2026, 06:53 Nga VNA

U zhdukën në Alpe në vitin 1992, akullnaja rikthen pas 34 vitesh dy alpinistët belgë

Ndaje në Whatsapp
U zhdukën në Alpe në vitin 1992, akullnaja rikthen pas 34 vitesh

Për më shumë se tre dekada, familjet e dy alpinistëve belgë nuk e dinin se ku kishin përfunduar njerëzit e tyre. Tani përgjigjja ka ardhur nga një akullnajë që po shkrihet.

Mbetjet e dy alpinistëve belgë, të cilët ishin 39 dhe 41 vjeç kur u zhdukën në vitin 1992, janë identifikuar në Alpet zvicerane. 

Një alpinist gjeti mbetje njerëzore në fund të korrikut, pasi shkrirja e akullnajës Trift i kishte nxjerrë ato në sipërfaqe. Autoritetet organizuan më pas operacionin për rikuperimin e tyre.

Por identiteti mbeti për t’u zbuluar.

Analizat e ADN-së të kryera në një spital të kantonit Valais konfirmuan se bëhej fjalë për dy belgët që ishin zhdukur pranë malit Weissmies 34 vjet më parë. 

Policia e Valais mban një bazë të dhënash me njerëzit që janë zhdukur në Alpe gjatë një periudhe që shtrihet mbi një shekull. Pikërisht kjo, së bashku me analizat gjenetike, po ndihmon në identifikimin e mbetjeve që dalin nga akulli.

Raste të tilla po bëhen më të shpeshta në Zvicër. Me tërheqjen e akullnajave, sipërfaqja po nxjerr sende dhe trupa njerëzish që janë ruajtur për dekada nën akull.

Për shkencëtarët kjo është një tjetër shenjë e shkrirjes së akullnajave. Për dy familjet belge është fundi i një pritjeje që nisi në vitin 1992.

 

Video

Një kolon izraelit sulmoi më 22 gusht të moshuarin palestinez Sheikh Saeed Al Amour në fshatin Al Rakeez, në zonën e Masafer Yatta-s. Sipas raportimeve, Al Amour është person me aftësi të kufizuara dhe rreth një vit e gjysmë më parë humbi njërën këmbë, pasi u qëllua me armë nga kolonë izraelitë. Ngjarja e fundit është raportuar në një zonë të Bregut Perëndimor ku vendbanimet izraelite konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. Marrë nga TRT World

Dosja e vrasjes së turistit Luis Mendez në Ksamil zbulon se ngjarja nuk ishte një sherr banal, por një sulm nga një grup personash, ku Sokrat Vata identifikohet si njeriu me thikë. Lidhur me ngjarjen, pyetje të mëdha ngrihen edhe për stacionin e plazhit "Principotes", i cili administrohej nga i kërkuari Bekim Bulica. Për këtë arsye, ministrit Blendi Gonxhja dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit u kërkohet të sqarojnë se mbi çfarë dokumentesh dhe hoteli i është dhënë kjo leje këtij biznesi.

Lionel Messi është gjobitur nga MLS pas incidentit me Quinn Sullivan gjatë barazimit 2-2 mes Inter Miamit dhe Philadelphia Union. Argjentinasi u pa duke e goditur me shuplakë kundërshtarin në zonën e qafës, ndërsa edhe Ian Fray u gjobit për një përplasje të mëvonshme me Sullivan.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme