Bota 21 August 2026, 07:52 Nga VNA

Britania thërret diplomatin izraelit për projektin “shkatërrues” të vendbanimeve të paligjshme në zonën E1 të Bregut Perëndimor të pushtuar

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-08-20 at 9.16.19 PM.jpeg

Londra thotë se zgjerimi i vendbanimeve të paligjshme po kërcënon paqen, sigurinë dhe perspektivat për krijimin e një shteti të qëndrueshëm palestinez.

Ministri i Jashtëm britanik, Ed Miliband, tha se Britania thirri të ngarkuarin me punë të Izraelit pasi qeveria izraelite shpalli një tender për një projekt të madh vendbanimesh në zonën E1 të Bregut Perëndimor të pushtuar, duke e cilësuar këtë veprim si “të papranueshëm dhe shkatërrues”.

“E1 kalon përmes zemrës së Palestinës dhe rrezikon të ndajë Bregun Perëndimor nga Jerusalemi Lindor i pushtuar, gjë që do të rrezikonte realizueshmërinë e një zgjidhjeje me dy shtete”, tha Miliband në një deklaratë.

“Britania ka qenë e qartë, si privatisht ashtu edhe publikisht, në kundërshtimin e saj ndaj E1 dhe në mbështetjen për një zgjidhje me dy shtete, si e vetmja mënyrë për të garantuar siguri dhe paqe afatgjatë si për palestinezët, ashtu edhe për izraelitët. Të gjitha vendbanimet e dëmtojnë këtë perspektivë dhe përbëjnë një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”, shtoi ai.

Qeveria izraelite shkeli angazhimin e mëhershëm lidhur me projektin e diskutueshëm të vendbanimeve E1 në Jerusalemin Lindor të pushtuar, duke shpallur një tender për 1,234 njësi banimi në vendbanime, pa njoftuar personat që kishin kundërshtuar projektin në gjykatë dhe si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për t´i dhënë fund çdo shansi shtetit palestinez.

Planet për të ndërtuar zonën e shënuar si E1 në lindje të Jeruzalemit janë dënuar ndërkombëtarisht me kohë, së bashku me ngulimet e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Projekti e ndan Bregun Perëndimor në dz pjesë dhe iyolon Jeruzalemin Lindor.

Miliband tha se e ngriti çështjen drejtpërdrejt me ministrin e Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, dhe kërkoi që Izraeli të ndalonte menjëherë planet, të tërhiqte tenderin dhe të ndalonte zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme.

“Përveç kësaj, i ngarkuari me punë i Izraelit është thirrur në Zyrën e Jashtme, të Komonuelthit dhe Zhvillimit, ku shprehëm kundërshtimin e thellë të Britanisë ndaj këtij veprimi të qeverisë së Netanyahut dhe kërkuam anulimin e menjëhershëm të tij”, theksoi ai.

Miliband paralajmëroi se zgjerimi i vendbanimeve të paligjshme dhe dhuna nga kolonët izraelitë po përkeqësojnë kushtet për palestinezët dhe po krijojnë ndarje që mund të bëhen të vështira për t’u zhbërë.

“Ndikimi i dhunës dhe terrorizmit të kolonëve ka qenë katastrofik për komunitetet palestineze. Zgjerimi i vendbanimeve dhe përpjekjet për të krijuar ndarje të pakthyeshme në terren kërcënojnë paqen, sigurinë dhe perspektivat për një shtet të qëndrueshëm palestinez”, tha ai, duke theksuar se Britania nuk do të qëndrojë mënjanë dhe të pranojë shkatërrimin e zgjidhjes me dy shtete.

Lexo gjithashtu

Video

Situata me zjarret vijon të jetë kritike në Pukë, ku kanë përfshirë disa zona dhe flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave. Në Gojan, Gjegjan, Tërbun janë angazhuar 255 forca dhe 11 mjete zjarrfikëse. Deri tani raportohet se janë djegur 4 banesa të pabanuara, ndërsa një banesë e banuar është shpëtuar.

Gjykata e Posaçme zbuti masën e sigurisë për Gentian Gjylin, ish-kreun e ARRSH-së. Nga arrest shtëpie, ndaj tij u caktuan masat e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Momente dramatike janë regjistruar në ujëvarën Mae Sa, në Chiang Mai të Tajlandës, ku një përmbytje e befasishme mori përpara disa turistë brenda pak sekondash. Pamjet tregojnë ujin që vërshon me forcë, ndërsa disa persona humbin ekuilibrin dhe rrëmbehen nga rrjedha. Rojet e parkut ndërhynë menjëherë dhe arritën t’i nxirrnin të gjithë në siguri. Fatmirësisht, turistët shpëtuan pa lëndime serioze, duke pësuar vetëm disa gërvishtje të lehta. Autoritetet kanë kërkuar kujdes të shtuar gjatë sezonit të shirave, kur përmbytje të tilla mund të ndodhin papritur.

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në aeroportin Carlisle, në Pensilvani, ku një avion i vogël Cessna 150 u përplas me një helikopter Bell 407 të Policisë së Shtetit. Nga përplasja humbi jetën piloti 57-vjeçar Paul Sokoloski, ndërsa dy efektivët që ndodheshin në helikopter mbetën të plagosur. Pamjet e publikuara tregojnë momentin e fortë të përplasjes, teksa helikopteri ndodhej pranë tokës. FAA dhe NTSB kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme