Sociale 2026-02-25 12:02:00 Nga VNA

Dinamika aksidentit/ 7-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga makina gjatë lypjes

Ndaje në Whatsapp
Dinamika aksidentit/ 7-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga

Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë që ndodhi të martën në zonën e Treshit, ku një 7-vjeçar humbi jetën.

Ngjarja ndodhi sapo u ndez semafori jeshil për makinat. Sipas pamjeve të kamerave dhe dëshmive të mbledhura, fëmija kishte rënë për të marrë disa monedha që i kishte dhënë Tomorr Shukullli, të cilat i kishin rënë në tokë. 7-vjeçari ka dalë para makinës për t’i mbledhur dhe aty është përplasur.

Goditja fatale i ka ardhur nga makina e dytë që po ecte pas saj, ku fëmija përfundoi poshtë rrotave. 55-vjeçari që drejtonte makinën ka ndaluar menjëherë pas të dëgjuarit të bërtitjeve të kalimtarëve, ndërsa 42-vjeçarja që ishte pas tij ka vijuar rrugën dhe është larguar.

Shukulli ka dërguar fëmijën te Spitali i Traumës, duke deklaruar se nuk ishte ai që e kishte përplasur i pari, por e gjeti të aksidentuar pas të bërtiturave të qytetarëve dhe e transportoi për ndihmë mjekësore.

Ngjarja është dokumentuar fillimisht nga kamera të largëta, ndërsa më vonë është gjetur një kamera që tregon qartë dinamikën e aksidentit. Sipas informacionit, 7-vjeçari dyshohet se ka qenë duke lypur në momentin e përplasjes.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news