Sociale 2026-02-24 09:39:00 Nga VNA

Rruga Librazhd–Pogradec mbetet e bllokuar, rrëshqitjet përkeqësohen te “Arrat e Gurrës”

Ndaje në Whatsapp
Rruga Librazhd–Pogradec mbetet e bllokuar, rrëshqitjet

Rruga Librazhd–Pogradec vijon të mbetet e bllokuar, ndërsa situata është përkeqësuar në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, ku rrëshqitjet e tokës po vazhdojnë. Autoritetet presin një relacion nga Shërbimi Gjeologjik për të përcaktuar ndërhyrjet e nevojshme, ndërsa së shpejti pritet të mblidhet edhe Këshilli Teknik për të vendosur mbi zgjidhjen.

Një nga alternativat e diskutuara është ndërtimi i një rruge provizore paralel me hekurudhën, pasi ura në segmentin e dëmtuar ka degraduar plotësisht dhe asfalti ka çeduar, duke u konsideruar aktualisht i pariparueshëm. Ndërkohë, është pezulluar edhe puna për hapjen e by-pass-it provizor në anën e sipërme të rrugës ekzistuese, për shkak të rrezikut për jetën e punëtorëve.

Për Autoritetin Rrugor Shqiptar, rrëshqitja konsiderohet fenomen natyror i shkaktuar nga reshjet, por Prokuroria ka nisur hetime për disa vepra penale, përfshirë “Shpërdorim detyre”, “Shkelje të barazisë në tenderë”, “Shkatërrim të rrugës” dhe “Ndotje të mjedisit”, duke verifikuar nëse punimet për Korridorin VIII kanë ndikuar në destabilizimin e terrenit.

Loti i shtatë i autostradës është fituar nga kompania “ANK”, në pronësi të Agim Kolës, kantieri i së cilës ndodhet rreth 2 kilometra nga zona e shembjes. E njëjta kompani është kontraktuar edhe për hapjen e by-pass-it provizor.

Si pasojë e bllokimit, qytetarët e Korçës, Pogradecit, Përrenjasit dhe Librazhdit detyrohen të përdorin rrugën Maliq–Gramsh për të shkuar drejt Tiranës, një itinerar më i gjatë dhe me më pak siguri. Një alternativë tjetër, por më e vështirë, mbetet kalimi nga Tepelena dhe Leskoviku.

Në ditët në vijim pritet një vlerësim i thelluar tektonik dhe gjeodinamik i zonës, për të përcaktuar nëse territori paraqet rrezik të përhershëm për infrastrukturën. 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news