Sociale 2026-02-24 08:03:00 Nga VNA

Pas administratës dhe mjekëve, propozohet rritje pagash 2.5% edhe për 36 mijë mësues dhe edukatorë

Ndaje në Whatsapp
Pas administratës dhe mjekëve, propozohet rritje pagash 2.5% edhe

Pas indeksimit të pagave me 2.5% për punonjësit e administratës publike, policisë dhe mjekëve, përfitues të kësaj mase pritet të jenë edhe punonjësit e sistemit parauniversitar, përfshirë mësues, edukatorë të kopshteve, psikologë dhe oficerë të sigurisë.

Rritja në masën 2.5% do të realizohet mbi pagën bruto për çdo pozicion pune. Ashtu siç u zbatua edhe për kategoritë e tjera të administratës, edhe për punonjësit e arsimit parauniversitar parashikohet përveç indeksimit dhe shtesa mbi pagën sipas vjetërsisë.

Efektet e rritjes do të llogariten nga 1 janari 2026.

Rritja e rrogave është parashikuar në projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 425, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe te niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jo mësimorë në institucionet arsimore dhe ne institucionet plotësuese të sistemit arsimor parauniversitar” të propozuar nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Në projektvendim theksohet se indeksimi i pagave për vitin 2026 bazohet në indeksin e ndryshimit të çmimeve të konsumit, në masën 2.5% dhe do të realizohet për të gjithë punonjësit mësimorë dhe punonjësit e tjerë jomësimorë, në arsimin parauniversitar, për vitin 2026, njëjtë si edhe për funksionarët/nëpunësit civilë/nëpunësit në të gjitha institucionet e administratës publike.

“Nëpërmjet këtij projektvendimi realizohet indeksimi në masën 2.5% i elementit të pagës bruto mujore “paga pëi pozicion”. Ndërkohë meqenëse llogaritja e elementit tjetër të pagës bruto mujore shtesa për vjetërsi në punë” aplikohet mbi pagën për pozicion, automatikisht edhe ky element indeksohet me 2.5% deri në 5.17%.

Më konkretisht indeksimi i vlerave të pagës për pozicion, reflektohet në të tre lidhjet e pagave të vendimit nr. 425/2024, aktualisht në fuqi, për punonjësit mësimorë, për punonjësit e shërbimit psiko-social, dhe për punonjësit e tjerë jomësimorë, të institucioneve arsimore dhe plotësuese të sistemit arsimor parauniversitar.

Gjithashtu, për punonjësit e sistemit të arsimit parauniversitar, si edukatorë, kujdestar konvikti, mësues, punonjës psiko-social, oficer i sigurisë, instruktorë dhe koordinatorë të cilët aktualisht kanë një vlerë të pagës për pozicion nga 58,000 lekë në muaj deri në 74,000 lekë në muaj, nëpërmjet këtij projektvendimi, parashikohet përveç indeksimit në masën 2.5%, edhe një rritje e vlerës së pagës për pozicion, duke e çuar rritjen e pagave për këta punonjës në total në masën 3,000 lekë në muaj, apo 4 deri në 5.17%”, theksohet në relacion.

Nga miratimi i këtij projektvendimi përfitojnë rreth 36,390 punonjës mësimorë dhe jomësimorë.

Për 30,000 punonjës mësimorë dhe punonjës psikologë/punonjës social dhe oficerë të sigurisë në institucionet arsimore të sistemit të arsimit parauniversitar, në varësi të Ministrisë së Arsimit, efektet llogariten rreth 114.5 mln lekë në muaj për pagat dhe sigurime shoqërore e shëndetësore;

Për 1,500 punonjës mësimorë të sistemit të arsimit professional, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, efektet llogariten rreth 6 mln lekë në muaj për pagat dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore;

Për 4,890 punonjës mësimorë të sistemit të arsimit parashkollor, të qendrave kulturore të fëmijëve dhe të konvikteve shkollore, efektet llogariten rreth 16.7 mln lekë në muaj për pagat dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore./Monitor

 

 

Video

Presidenti amerikan Donald Trump priti të enjten në Zyrën Ovale një grup pastorësh ungjillorë dhe klerikësh të krishterë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga një ndihmës i tij, Trump shihet i ulur me sytë mbyllur ndërsa pastorët, luten për të dhe për ushtarët amerikanë “në këto kohë sfiduese”.

Ç’të jetë kjo “pik pik pik” që prek Borën dhe gratë e PS?

Video-animacion i publikuar nga ushtria izraelite që tregon bunkerin nëntokësor të Ali Khameneit, i ndërtuar nën kompleksin e udhëheqjes iraniane në Teheran, i cili sipas Izraelit u godit dhe u çmontua gjatë një sulmi ushtarak.

Një re e madhe tymi u pa duke u ngritur mbi horizontin e Riadit, mes konfliktit të vazhdueshëm në rajonin e Gjirit, të enjten, më 5 mars. Pamjet e filmuara nga një banor që po udhëtonte me makinë në një autostradë në kryeqytetin e Arabia Saudite tregojnë një re të errët tymi që ngrihet mbi një ndërtesë aty pranë të enjten. Arabia Saudite ka deklaruar se ka kapur tre raketa balistike të lëshuara drejt një baze ajrore, ndërsa Irani ka intensifikuar sulmet në të gjithë rajonin e Gjirit. “Tre raketa balistike të lëshuara drejt Prince Sultan Air Base u kapën dhe u shkatërruan”, njoftoi ministria saudite e Mbrojtjes në X. Marrë nga TRT Balkan

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news