Sociale 2026-02-24 10:31:00 Nga VNA

Miratohet vendosja e stolit përkujtimor për Martin Canin, ceremonia më 26 shkurt në shkollën Shkolla 9‑vjeçare “Fan S. Noli”

Ndaje në Whatsapp

Miratohet vendosja e stolit përkujtimor për Martin Canin, ceremonia

Pas muajsh pritjeje dhe procedurash institucionale, është dhënë miratimi për vendosjen e stolit përkujtimor në nder të Martin Cani. Stoli do të vendoset të martën, më 26 shkurt, në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Fan S. Noli” në Tiranë, si një simbol kujtese dhe reflektimi për nxënësit, mësuesit dhe gjithë shoqërinë.

Në një shkresë zyrtare të datës 9 dhjetor 2025, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë shprehte dakordësinë për vendosjen e stolit përkujtimor, ndërsa sqaronte se procedurat për objekte të tilla në ambientet shkollore janë në kompetencë të pushtetit vendor, konkretisht të Këshillit Bashkiak të Tiranës, sipas legjislacionit në fuqi.

Miratohet vendosja e stolit përkujtimor për Martin Canin, ceremonia

Familja e Martinit dhe komuniteti i prindërve e kanë cilësuar vendosjen e stolit si një akt domethënës për të mos harruar tragjedinë dhe për të ndërgjegjësuar brezat e rinj mbi pasojat e dhunës. Ata theksojnë se kujtesa duhet të shërbejë si thirrje për më shumë komunikim mes shkollës dhe familjes, si dhe për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore.

Më herët, pas refuzimit fillestar për vendosjen e stolit në ambientet e shkollës, familja dhe grupimi qytetar “Prindër për Arsim Cilësor” e kishin vendosur atë pranë banesës së tyre, duke pritur përgjigjet zyrtare nga institucionet. Tashmë, me përfundimin e procedurave, stoli do të marrë vendin e tij në shkollë, aty ku Martinit i ishte ndërprerë jeta tragjikisht një vit më parë.

Familjarët e konsiderojnë këtë një kujtim të përhershëm, jo vetëm për djalin e tyre, por edhe si një mesazh për përgjegjësi të përbashkët të prindërve, mësuesve dhe institucioneve, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news