Kronika 2026-09-30 14:26:34 Nga VNA

Kushtetuesja pritet të vendosë sot për ministren virtuale “Diella”

Ndaje në Whatsapp

Kushtetuesja pritet të vendosë sot për ministren virtuale

Gjykata Kushtetuese pritet të dalë sot me një vendim për ministren virtuale “Diella”.

Burimet thonë se gjyqtarët kushtetues janë mbledhur për të diskutuar çështjen, e cila mund të konsiderohet si më e debatueshmja deri më tani, për shkak se është rasti i parë që është dekretuar një ministre virtuale.

Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Partia Demokratike. Objekti i padisë është: “Shfuqizimi i nenit 2, të Dekretit ‘Për emërimin e Kryeministrit’, nr. 331, datë 12.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, të Dekretit ‘Për emërimin e Këshillit të Ministrave’, nr. 333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

“Krijimi i një ‘ministri’ virtual apo real nga Presidenti i Republikës është në tejkalim të kompetencave të Presidentit të Republikës, cenon kompetencat e Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave. Caktimi i përgjegjësive të reja nga Presidenti për Kryeministrin vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, si dhe cenon edhe pushtetin legjislativ (Kuvendin), duke qenë ky i fundit i vetmi organ që ka të drejtën të miratojë ndryshime kushtetuese apo ligjore, të cilat shtojnë, pakësojnë, ndryshojnë përgjegjësitë dhe kompetencat e Kryeministrit”, thuhet në padinë e depozituar në gjykatë.

Bëhet me dije se gjatë këtyre muajve Gjykata Kushtetuese ka pasur diskutime edhe me Komisionin e Venecias lidhur me këtë çështje.

Video

Nuk ka shqetësim më të madh se kur shkërmoqet shteti…

Një pasagjer në fluturimin e Flydubai, ku sipas raportimeve bashkëpiloti goditi me thikë pilotin, u filmua duke dhënë informacion në kohë reale, pak përpara se avioni të ulej në Arabinë Saudite. “Jemi këtu, në mes të një avioni që po rrëzohet”, thotë pasagjeri në hebraisht. “Për momentin jemi nën kontrollin e terroristëve. Jemi pranë aeroportit.” “Kushdo që mund të më dëgjojë, kemi nevojë për ndihmë. Po ulemi në Tabuk, me sa duket në territorin saudit. Një zonë që nuk e njohim.”

Në Komisionin e Ligjeve, deputeti Damian Gjiknuri ka ngritur në mënyrë të përsëritur shqetësime lidhur me procedurat e ndjekura, si dhe me pasojat që ndryshimet e propozuara mund të sjellin për palët e treta.

Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene, por për kryeministrin Rama nuk është një ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news