Kronika 2026-09-30 08:51:17 Nga VNA

Si i kapi FBI-ja dy vëllezërit nga Kosova që drejtonin tregun e identiteteve të vjedhura

Ndaje në Whatsapp
Si i kapi FBI-ja dy vëllezërit nga Kosova që drejtonin tregun e

Emra, adresa, të dhëna bankare dhe kredenciale llogarish shiteshin në Rydox, një treg ilegal online i drejtuar nga dy vëllezër nga Kosova. Dokumentet gjyqësore amerikane, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë si funksiononte tregu, si e gjurmoi FBI-ja dhe si hetimi çoi te drejtuesit e tij.

Në nëntor të vitit 2022, një përdorues i ri hapi llogari në platformën Rydox, ku depozitoi kriptovaluta me vlerë prej 300 dollarësh amerikanë.

Më pas, në këtë uebsajt ilegal, ai bleu rreth 40 paketa, që përmbanin të dhëna të vjedhura personale: emra, adresa, datëlindje, numra të sigurimeve shoqërore dhe të patentë-shoferëve.

Por, blerësi s’ishte përdorues i zakonshëm. Pas tij qëndroi një burim i fshehtë i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) të Shteteve të Bashkuara. Mes të dhënave që i siguroi ishin edhe ato të një personi nga Pensilvania, identiteti i të cilit u shit pa dijeninë dhe pa lejen e tij.

 

Kjo blerje ishte pjesë e hetimit që do t’i çonte autoritetet amerikane te dy vëllezër në Kosovë, Ardit dhe Jetmir Kutleshi, të cilët, sipas prokurorisë, e kishin krijuar dhe e administronin tregun ilegal.

Kush janë Ardit dhe Jetmir Kutleshi? 
Radio Evropa e Lirë ka siguruar dokumentet gjyqësore amerikane, përfshirë aktakuzën dhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë, që përshkruajnë blerjet e fshehta, gjurmimin e pagesave dhe komunikimet mes administratorëve të tregut ilegal. Ato tregojnë se si funksiononte Rydox, dhe se si u lidh shitja e të dhënave të vjedhura me njerëzit që e drejtonin.

Ndonëse hetimi i FBI-së kishte nisur më 2022, Rydox ekzistonte prej vitesh. Sipas aktakuzës, vëllezërit Kutleshi e administronin tregun e paligjshëm të paktën nga shkurti i vitit 2016.

Me një ndërprerje në mes të viteve 2019-2020, platforma ekzistoi deri në fund të 2024-tës, kur edhe pushoi së ekzistuari pas operacionit të autoriteteve amerikane.

Në vitin 2024, ndaj dy vëllezërve u ngrit aktakuzë me gjashtë vepra penale.

Jetmir Kutleshi e pranoi fajësinë për pikën e tretë të aktakuzës - “Konspiracion për transferimin, posedimin ose përdorimin e një mjeti identifikues”.

Ai u dënua më 2025, ndërsa në masën e shpallur iu llogarit koha prej rreth 12 muajsh e mbajtur në paraburgim. Me përfundimin e dënimit, sipas vendimit, ai parashihej të kthehej në Kosovë dhe t'i kufizohej hyrja në SHBA.

Ndërkaq, vëllai i tij, Arditi, e pranoi fajësinë në shtatorin e 2026-tës, për pikën e parë dhe të gjashtë të aktakuzës: “Konspiracion për pastrim parash” dhe “vjedhje e rëndë e identitetit”.

Ai pritet ta mësojë dënimin në fillim të vitit 2027.

Një shtetas i tretë i Kosovës, Shpend Sokoli, u arrestua në Shqipëri si bashkëpunëtor i vëllezërve Kutleshi, dhe, sipas mediave shqiptare, në majin e 2026-tës u dënua në shkallë të parë me 3 vjet e 8 muaj burgim.

Radio Evropa e Lirë tentoi të merrte një koment nga avokati mbrojtës i vëllezërve, si dhe nga vetë Jetmir Kutleshi, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk mori përgjigje.

Si funksiononte Rydox?
Për përdoruesit, hyrja në Rydox niste me një adresë emaili dhe një llogari.

Për t’i blerë produktet, ata duhej fillimisht të depozitonin kriptovaluta. Tregu pranonte kriptovaluta të disa llojeve, duke përfshirë Bitcoin-in.

Paratë kalonin në kuleta digjitale, të kontrolluara nga Rydox, ndërsa përdoruesit mund ta shpenzonin gjendjen e llogarisë për produktet e ofruara.

Në katalog kishte të dhëna kartelash bankare, fjalëkalime, dhe kredenciale për hyrje në llogari emaili, për blerje online, apo për llogari në uebsajte për takime romantike.

Shiteshin edhe faqe mashtruese, mjete për dërgimin e mesazheve të padëshiruara, si dhe udhëzues për veprimtari kriminale në internet.

Paketat që bleu burimi i fshehtë i FBI-së njiheshin si “fullz”. Aktakuza i përshkruan ato si grupe të dhënash identifikuese dhe kredencialesh, që zakonisht përdoren për mashtrime financiare.

Pra, blerësit mund të siguronin në një vend të dhëna të vjedhura dhe mjete për t’i përdorur në krime. Dokumentet nuk përcaktojnë çmimin e secilës prej rreth 40 paketave të blera nga burimi i FBI-së - 300 dollarët ishin depozita në llogari, jo domosdoshmërisht shumë e shpenzuar për atë blerje.

Sipas të dhënave në aktakuzë, shtrirja e tregut ishte shumë më e madhe.

Për të përfituar nga Rydox, administratorët u kërkonin pagesë edhe atyre që donin të shisnin të dhëna të vjedhura.

Sipas aktakuzës, një përdorues duhej të paguante një tarifë të njëhershme për t’u bërë shitës. Gjatë funksionimit të Rydox-it, tarifa luhatej nga 200 deri në 500 dollarë, dhe paguhej në kriptovaluta. Më pas, shitësi e caktonte vetë çmimin e produkteve.

Nga çdo shitje, 60 për qind e shumës i takonte shitësit, ndërsa 40 për qind mbahej nga Rydox. Kështu, tregu siguronte të ardhura si nga tarifat e shitësve, ashtu edhe nga shitjet e tyre.

Prapa platformës ilegale kishte edhe punë të përditshme: përgjigje ndaj përdoruesve, pagesa për serverët, përditësime dhe shpërndarje materialesh digjitale apo produktesh.

Sipas pohimit të agjentit të FBI-së, Micah Mayotte, të paraqitur në dokumentin ku kërkohej ekstradimi i vëllezërve nga Kosova, Ardit Kutleshi u përgjigjej kërkesave të përdoruesve, përdorte llogari administrative, dhe paguante domenin dhe shërbimet që e mbanin uebsajtin në funksion.

Jetmir Kutleshi ndihmonte me përditësimin e uebsajtit dhe të serverit, si dhe me një llogari për ruajtjen dhe shpërndarjen e materialeve digjitale.

Aktakuza pretendonte, gjithashtu, se të dy përdornin llogari të Rydox-it për të shitur të dhëna të vjedhura për qasje në llogari, faqe mashtruese dhe mjete për mesazhe të padëshiruara.

Veprimtaria pati një ndërprerje nga gushti 2019 deri në shtator 2020.

From communications between administrators and an associate, the FBI concluded that during that period they were working on changing and updating the website.

Tracing the money was another element that the FBI used to connect Rydox to the Kutleshi brothers.

The FBI said some of the proceeds were transferred from Rydox's wallets to wallets controlled by the defendants.

Ardit Kutleshi, according to investigators, also used the proceeds from the market to pay for the server and other services. Using the proceeds of crime to continue the activity was one of the elements of the charge of conspiracy to launder money.

Meanwhile, the FBI's undercover purchases of Rydox continued. On May 22, 2024, an undercover FBI source purchased the identifying information of one victim, and login information to a subscription account of another victim.

At least six victims named in the indictment are from the Western District of Pennsylvania.

The FBI said it interviewed the victims to confirm the accuracy of the information, and to verify that the data was sold without their permission. Investigators also analyzed a forensic copy of the Rydox server.

Rydox's website blocked by US authorities.
But to link the transactions to the administrators, investigators also examined the accounts they used outside the market.

According to the FBI, the brothers had used their real names and identification documents to open cryptocurrency accounts.

Investigators compared email addresses and phone numbers. In their accounts, they also found communications about Rydox administration, password sharing, invoices, and user requests.

On December 12, 2024, Ardit and Jetmir Kutleshi were arrested in Kosovo, at the request of the United States. Shpend Sokoli, a Kosovo citizen, was also arrested in Albania, whom the US Department of Justice identified as the third administrator of Rydox.

The operation also hit the market's infrastructure - US authorities seized the domain, while the FBI and Malaysian police seized Rydox's servers. /Taken from Radio Free Europe

Video

KKTU, 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja

Një moment i veçantë pas ndeshjes Turqi–Itali ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Mbrojtësi italian Riccardo Calafiori i dhuroi fanellën e tij një tifozi të vogël turk, i cili kishte hyrë në fushë pas përfundimit të takimit. Fillimisht, futbollisti i ofroi veshjen e tij të stërvitjes, por vogëlushi dëshironte fanellën. Me duart e bashkuara në shenjë lutjeje dhe një vështrim plot shpresë, ai e bindi Calafiorin t’ia plotësonte dëshirën. Sapo mori fanellën, fëmija shpërtheu nga gëzimi dhe nisi të vraponte i lumtur nëpër fushë. Pamjet e reagimit të tij u përhapën me shpejtësi në internet, duke e kthyer këtë gjest të futbollistit në një nga momentet më të shpërndara të takimit.

Një protestë për mungesën e mësuesve në një lice pranë Parisit është kthyer brenda nëntë ditësh në një revoltë kombëtare. Mbi 330 shkolla janë prekur nga bllokimet, ndërsa nxënësit denoncojnë klasa të mbipopulluara, godina të amortizuara dhe presionin e sistemit arsimor. Pas 440 arrestimeve dhe plagosjes së një 14-vjeçari nga policia, beteja ka kaluar edhe në politikë: Franca protestat i njeh mirë, por këtë herë në krye të tyre janë fëmijët e saj. Lajmin e plotë e gjeni në linkun në koment.

Janë lekët e shtetit Mirela, e meritojnë jo se thua ti por se prindërit kanë paguar…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news