Shoqatat e gjyqtarëve refuzojnë takimin me kryeministrin Edi Rama për problematikën e krijuar me pagat.
Përmes shkresave zyrtare, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve i kanë komunikuar z. Rama se nuk do të ulen në tryezë me të. Takimin e kanë refuzuar edhe Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kryeministri kërkoi takim me njerëzit e drejtësisë për shkak të ngërçit të krijuar me pagat. Pas përplasjeve për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vonesa në zbatimin e të cilit çoi në bllokimin e pagave, gjyqtarët kallëzuan ministrin e Financave, Petrit Malaj. Më pas, gjyqtarët vunë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, ku kundërshtuan ligjin që miratoi mazhoranca për pagat, i cili parashikon një rritje prej 2 për qind. Sipas tyre, kjo bie ndesh me vendimin e mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese.






















