Kronika 2026-09-14 14:49:40 Nga VNA

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit

Ndaje në Whatsapp

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe

SPAK urdhëroi kontroll në paraburgimin e Bradasheshit, në sektorin ku mbahet Ergys Agasi, i akuzuar si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Gjatë kontrolleve në kuzhinën e sektorit, mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar pije alkoolike.

Burimet thanë se janë gjetur edhe disa pajisje wireless, të cilat po ekspertohen. Kontrolli u krye ditën e shtunë, pas të dhënave që SPAK kishte siguruar në rrugë operative përmes BKH-së.

Ergys Agasi, i akuzuar si koordinatori mes grupeve kriminale dhe kryeministrit të vendit, u arrestua te Plepat, në Durrës, pas 8 muajsh në arrati. Më herët, në Francë, u arrestua biznesmeni Ermal Beqiri, i akuzuar si bashkëpunëtori i tij i ngushtë.

Video

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news