Kronika 2026-09-14 14:15:41 Nga VNA

Shkelje “shumë të rënda” në detyrë/ Shkarkohet pas 15 vitesh drejtori i Mbetjeve në Ministrinë e Mjedisit

Ndaje në Whatsapp

Shkelje “shumë të rënda” në detyrë/

Shkarkohet nga detyra për shkelje të rënda në detyrë zyrtari i lartë i Ministrisë së Mjedisit, Neritan Postoli.

Ai mbante pozicionin e drejtorit në Drejtorinë e Kërkimit dhe Dijes Mjedisore, ose ndryshe, siç njihej, edhe Drejtori i Mbetjeve, për më shumë se 15 vjet. Përgjegjës i transfertave të mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme, i regjistrave mjedisorë, si dhe i analizave laboratorike.

Vendimi u mor ditën e premte nga komisioni disiplinor për shkelje “shumë të rënda”, pas një maratone të gjatë të shmangieve nga ana e zyrtarit. Burimet thanë se Postoli paraqiti në mbrojtje të tij dy bashkëpunëtorët e tij.

Shkeljet e konstatuara vijonin nga pranimi i transfertave të mbetjeve pa kodet përkatëse deri në akte administrative pa firmë titullari, në tejkalim kompetencash.

Mësuesi i anglishtes, që për rreth dy dekada monitoronte transfertat e mbetjeve të rrezikshme, regjistrat mjedisorë dhe të dhënat laboratorike si eksperti i mjedisit dhe i mbetjeve.

Sipas informacionit të marrë në rrugë jozyrtare, nuk dihet ende nëse shkeljet e konstatuara kanë vetëm efekt administrativ apo do të referohen më tej në prokurori për shpërdorim detyre.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news