Asociacioni i Gazetarëve ka paraqitur një padi në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin si antikushtetues të rregullores së Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Sipas Asociacionit, rregullorja përmban dispozita që cenojnë parimet kushtetuese dhe të drejtat e gazetarëve në ushtrimin e veprimtarisë së tyre. Përmes padisë, kërkohet që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë përputhshmërinë e rregullores me Kushtetutën dhe, nëse konstaton shkelje, ta shfuqizojë atë si antikushtetuese.
Në përditësim






















