
SPAK-u regjistroi emrin e deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçi, si person nën hetim për veprën penale të fshehjes së pasurisë.
Baçi u paraqit paraditen e së premtes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, ku edhe u njoh me gjetjet e saj.
Hetimi ndaj tij nisi mbi bazën e një kallëzimi penal të bërë në shkurt të vitit 2024 nga ish-ortaku i tij i biznesit, Aredin Behari.
Ky i fundit e kallëzoi deputetin për pastrim parash dhe fshehje pasurie në vlerën e 1.5 milionë eurove, përgjatë viteve 2010–2012.






















