Kronika 2026-09-10 14:06:38 Nga VNA

Mashtronin gjermanët me investime të rreme, SPAK godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Ndaje në Whatsapp

Mashtronin gjermanët me investime të rreme, SPAK godet call center-in

SPAK, në bashkëpunim me Prokurorinë e Bambergut në Gjermani dhe Policinë e Shtetit, ka ekzekutuar tetë masa sigurie ndaj personave të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte përmes një call center-i në Tiranë.

Operacioni u zhvillua më 9 shtator 2026, në kuadër të procedimit penal nr. 300/1, ndërsa grupi dyshohet se mashtronte shtetas gjermanë dhe të tjerë evropianë duke i joshur për të investuar kursimet e tyre përmes platformave të rreme të investimeve.

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg” për A.Gj., G.Sh. dhe E.P., të dyshuar për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik”, të kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Për F.Gj., K.B. dhe I.G. është caktuar masa “arrest në shtëpi”, ndërsa O.Gj. dhe Dh.L. janë lënë me masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Sipas hetimeve, agjentët e subjektit “Bluenergycall shpk”, me seli në Rrugën e Kavajës në Tiranë, kontaktonin shtetas të huaj dhe i bindnin ata të investonin kursimet në bursa ndërkombëtare.

Paratë e viktimave transferoheshin në llogari bankare të hapura në vende të ndryshme, mes tyre Bullgaria, Lituania, Polonia dhe Qiproja. Më pas, fondet dyshohet se zhdukeshin përmes transfertave të njëpasnjëshme ose konvertoheshin në kriptovaluta.

Analiza e kryer nga strukturat e specializuara të krimit kibernetik në Bamberg ka konstatuar se mashtrimet kryheshin drejtpërdrejt përmes dy adresave IP të përdorura nga qendra e thirrjeve në Tiranë.

Hetimi vjen pas dërgimit më herët për gjykim të pronarit dhe specialistit IT të subjektit. Veçimi i dosjes ka mundësuar vijimin e hetimeve dhe identifikimin e operatorëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar si pjesë e rrjetit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news