Kronika 2026-09-09 17:41:00 Nga VNA

SPAK thellon hetimet për Belinda Ballukun, zbulon fakte të reja dhe sekuestron vilën në Green Coast

Ndaje në Whatsapp
SPAK thellon hetimet për Belinda Ballukun, zbulon fakte të reja dhe

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka thelluar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025 ndaj të pandehurës Belinda Balluku, duke zbuluar të dhëna të reja për një sërë veprash penale dhe duke kërkuar sekuestrimin e një pasurie të paluajtshme në kompleksin “Green Coast”, në Palasë.

Sipas SPAK, hetimet e kryera përmes veprimeve të ndryshme hetimore, përfshirë edhe përdorimin e metodave speciale të hetimit, si dhe administrimin e provave dixhitale dhe provave të tjera, kanë nxjerrë në pah fakte të reja penale në ngarkim të Ballukut.

Procedimi penal lidhet fillimisht me dyshimet për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, e kryer tetë herë, në lidhje me disa procedura prokurimi, mes tyre ndërtimi i tunelit të Llogarasë, disa lote të Unazës së Jashtme të Tiranës dhe segmente të tjera rrugore.

Faktet e reja të zbuluara nga hetimi lidhen konkretisht me procedurën e prokurimit “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, me fond limit mbi 2.35 miliardë lekë pa TVSH.

Sipas SPAK, Belinda Balluku, në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, Evis Berberi, anëtarë të njësisë së prokurimit dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave, dyshohet se ka krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë “Alko-Impex General Construction” dhe “2T” sh.p.k., i shpallur fitues i procedurës.

Prokuroria pretendon se veprimet janë kryer në kundërshtim me dispozitat e ligjit për prokurimin publik, ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave dhe rregullat e prokurimit publik.

Një tjetër element i rëndësishëm i hetimit lidhet me një vilë në kompleksin “Green Coast”, në Palasë, të cilën SPAK pretendon se Belinda Balluku e ka pasur në pronësi faktike, por e ka fshehur përmes veprimeve fiktive dhe regjistrimit të pasurisë në emër të personave të tjerë.

Bëhet fjalë për pasurinë “Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27”, me sipërfaqe totale 478 metra katrorë, prej të cilave 478 metra katrorë truall dhe 142.6 metra katrorë ndërtesë.

Sipas hetimit, për fshehjen e pasurisë është përdorur shtetasi Igli Tare, përmes një kontrate sipërmarrjeje të datës 26 tetor 2020, me vlerë 250 mijë euro. Kjo shumë, sipas SPAK, përfshinte investimin deri në ndërtimin e objektit në fazën e karabinasë.

Në vijim, investimi për ndërtimin e vilës dyshohet se është marrë përsipër nga shtetasi Arbër Abazi, pronar i shoqërisë “Alko Impex General Construction”, kompani e cila ishte pjesë e bashkimit të operatorëve ekonomikë të shpallur fitues në tenderin për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 7.

Sipas preventivit të punimeve të administruar nga hetuesit, vlera e investimit të kryer në objekt varion nga rreth 288 mijë deri në 410 mijë euro.

SPAK dyshon se Balluku, për shkak të funksionit të saj si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, në këmbim të favorizimit të kompanisë “Alko Impex General Construction” në procedurën e prokurimit, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt në formën e investimeve dhe punimeve të kryera në vilën në “Green Coast”.

Prokuroria pretendon gjithashtu se për të fshehur përfitimin e dyshuar si produkt i korrupsionit, është përdorur sërish shtetasi Igli Tare, përmes veprimeve fiktive lidhur me dokumentacionin e pronësisë. Në këtë kuadër, pasuria është regjistruar në emër të Tares përmes një kontrate shitjeje të datës 12 shtator 2025.

Sipas SPAK, Balluku kishte detyrimin ligjor për deklarimin e kësaj pasurie, por dyshohet se nuk e ka deklaruar me qëllim fshehjen e saj.

Për këto fakte të reja, SPAK dyshon se Belinda Balluku ka kryer veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë...” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Ndërkohë, Arbër Abazi dyshohet për “Korrupsionin aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa Igli Tare dyshohet për “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. Për të njëjtën vepër penale dyshohet edhe personi juridik “Alko Impex General Construction”.

Pas kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 591, datë 9 shtator 2026, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi vilën në kompleksin “Green Coast”, në Palasë.

SPAK bën me dije se hetimet vijojnë dhe se po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe faktet penale që janë objekt i këtij procedimi.

Të gjitha pretendimet e mësipërme përbëjnë pjesë të hetimit të Prokurorisë së Posaçme dhe nuk përbëjnë një vendim përfundimtar gjyqësor mbi fajësinë e personave të përfshirë.

 

 

 

 

 

Njoftimi i plotw i SPAK 

SPAK thellon hetimin dhe zbulon fakte te reja penale per procedimin penal 136 të vitit 2025

 

Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, për faktet penale në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, për kryerjen e veprave penale:

A- “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (e kryer tetë herë),parashikuar nga neni 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurat e prokurimit me objekt:

1.“Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë).

2.“Plotësimi rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”.

3.“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”.

4.“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”.  5.“Ndërtimi i Unazës sëJashtme Tiranë, Loti 4”.

6. “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”.

7.“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”.

8.“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”;

B- “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1,  gërma “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287, paragrafi 2, i Kodit Penal.

Nga kryerja e veprimeve hetimore në vijim të hetimeve paraprake, të shoqëruara edhe me metoda speciale të hetimeve, si dhe nga mbledhja e provave dixhitale dhe provave të tjera, kanë rezultuar të dhëna për fakte penale të reja, nëngarkim të të pandehurës Belinda Balluku.

Konkretisht, nga aktet e administruara kanë rezultuar të prova për veprime të kundraligjshme të të pandehura Belinda Balluku, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, me fond limit 2 353 597 373.94 (dy miliardë e treqind e pesëdhjetë e tre milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre pikë nëntëdhjetë e katër) lekë pa tvsh.

Në lidhje me procedurën e prokurimit të sipërcituar, rezulton se e pandehura Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi, anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit Miranda Shkurti, Dhurata Lazaj dhe Nikollaq Mihali, anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit  Arbër Troka, Gëzim Noni dhe Arlinda Gordani, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për operatorin ekonomikë fitues të kësaj procedure prokurimit, bashkimin e operatorëve ekonomikë “Alko-Impex General Construcion” dhe “2T” sh.p.k, duke vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, nenet 18, 19, 21, 42/2, 56, 76, 77,  80, 92, 95 të tij, me ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, nenin 3 të tij, si dhe VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, nenet 7 (pika 1, 2 dhe 9), 26, 27, 47 (pikat 2, 3, 4), 73, 82, 93, të tij.

Nga hetimi rezulton se e pandehura Belinda Balluku ka në pronësi faktike pasurinë e paluajtshme “Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27”, në kompleksin “Green Coast”, Palasë, Himarë, e cila ka rezultuar se është një pasuri e fshehur.

Për të fshehur këtë pasuri të padeklaruar, e pandehura Belinda Balluku ka përdorur shtetasin Igli Tare, duke kryer veprime fiktive nëpërmjet kontratës së sipëmarrjes, datë 26.10.2020, nëshumën 250,000 Euro, vlerë që përfshinte investimin deri në ndërtimin e pasurisë në fazën e karabinasë.

Ndërsa në vijim të ndërtimit të këtij objekti, investimi është marrë përsipër dhe realizuar nga shtetasi Arbër Abazi, pronar i shoqërisë “Alko Impex General Construction”, pjesë përbërëse e bashkimit të operatorëve ekonomikë të shpallur fitues në procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”. Sipas preventivit të punimeve të marra përsipër nga ana e shtetasit Arbër Abazi, vlera e këtij investimi varion nga 288,616 Euro deri në 410,526 Euro.

E pandehura Belinda Balluku, për shkak të funksionit, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Alko Impex General Construction”, në procedurën e prokurimit të sipërpërmendur, ka kërkuar dhe marrë nga shtetasi Arbër Abazi, vlerën e përfitimit të parregullt, në formën e investimeve/punimeve në objektin “Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27”, e ndërtuar në kompleksin “Green Coast”, Palasë, Himarë.  

Për të fshehur përfitimin e krijuar si produkt i veprës penale të korrupsionit, e pandehura Belinda Balluku ka përdorur sërish shtetasin Igli Tare, duke kryer veprime fiktive të mëtejshme në lidhje me krijimin e dokumentacionit të pronësisë, për regjistrimin e kësaj prone në emër të shtetasit Igli Tare, sipas kontratës fiktive të shitjes, datë 12.09.2025.

E pandehura Belinda Balluku, për shkak të detyrës, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, në bazë të neneve 3, pika 2, gërma“a”, neni 7, pika 1, të Ligjit nr.9049, datë 10.04.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” të ndryshuar, ka pasur detyrimin ligjor për deklarim të kësaj pasurie, por që nuk e ka bërë, me qëllim fshehjen e saj, nëpërmjet krijimit të dokumentacionit të pronësisë në emër të shtetasit Igli Tare.

Për faktet penale të reja në lidhje me pasurinë e paluajtshme“Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27”, e ndërtuar në kompleksin “Green Coast”, Palasë, Himarë, rezulton se:

-The defendant Belinda Ballku is suspected of having committed the criminal offenses of "Passive corruption of high-ranking state officials or local elected officials", "Refusal to declare, failure to declare, concealment or false declaration of assets, private interests of elected persons and public servants or of any other person who has a legal obligation to declare", provided for in Articles 260 and 257/a of the Criminal Code, as well as the criminal offense of "Laundering the proceeds of a criminal offense or criminal activity", provided for in Article 287, letter "b" of the Criminal Code, committed in qualifying circumstances "in collaboration and more than once", according to Article 287/2 of the Criminal Code.

-Citizen Arbër Abazi is suspected of having committed the criminal offense of "Active corruption of high-ranking state officials or local elected officials", provided for by Article 245 of the Criminal Code.

-Citizen Igli Tare is suspected of having committed the criminal offense of "Laundering the proceeds of a criminal offense or criminal activity", provided for in Article 287, letter "b" of the Criminal Code, committed in qualifying circumstances "in collaboration and more than once", according to Article 287/2 of the Criminal Code.

-The legal entity "Alko Impex General Construction" (company of citizen Arbër Abazi) is suspected of having committed the criminal offense "Active corruption of high-ranking state officials or local elected officials", provided for by Article 245 of the Criminal Code.

Following the request submitted by the Special Prosecution Office, the Special Court of First Instance for Corruption and Organized Crime, with decision no. 591, dated 09.09.2026, has decided:

-Assignment of the "preventive sequestration" property insurance measure on the immovable property "Family Villa 2F no. 188/1, Nukli 27", in the "Green Coast" complex, Palasa, with registered property data Cadastral Zone 1739, with property number 68/87/73, Volume 9, Page 148, with a total area of ​​478 m2, of which 478 m2 land and 142.6 m2 building (with a special description "ground floor area 142.6m2, first floor area 128.6m2, parking area 1 20.1m2, parking area 2 40.2m2).

The Special Prosecution continues to carry out the necessary investigative actions for this criminal proceeding, with the aim of fully clarifying the circumstances and criminal facts that are the subject of this investigation.

Clarification: Every person is presumed innocent until proven guilty by a final judicial decision.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news