Kronika 2026-09-08 16:01:04 Nga VNA

Incident në punë apo neglizhencë e bashkisë Tropojë? Si u dërguan punëtorët pa mjete për të montuar shtyllat e ndriçimit

Ndaje në Whatsapp

Incident në punë apo neglizhencë e bashkisë Tropojë? Si

Sot në Tropojë nuk ndodhi thjesht një "incident në punë", por një tragjedi e paralajmëruar nga neglizhenca dhe braktisja e çdo rregulli të sigurisë teknike. Një punonjës i Bashkisë, Muhamet Sylisufaj, 59 vjeç, humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa tre kolegë të tij, Albert Dunisha, Ilir Dautaj dhe Afrim Aliaj, ky i fundit vetëm 21 vjeç, mbetën të plagosur pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike. Nga të dhënat e para të policisë, rezulton se punonjësit ishin duke vendosur shtyllat e ndriçimit, kur njëra nga prej tyre ka rënë duke prekur telat e linjës së tensionit të lartë.

Por pas këtij përshkrimi të ftohtë zyrtar fshihet një realitet skandaloz, ku jeta e punëtorëve të thjeshtë peshon më pak se nxitimi për të përmbyllur një tender.

Në prill të këtij viti, Bashkia e Tropojës bleu mbi 100 shtylla ndriçimi rrugor me një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetra, përmes një procedure blerjeje me vlerë të vogël. Tenderi u fitua nga subjekti "MARJO – MONDI" me një ofertë prej 6.6 milionë lekësh të vjetra, për shtylla metalike 8-metërshe të formës konike.

Incident në punë apo neglizhencë e bashkisë Tropojë? SiIncident në punë apo neglizhencë e bashkisë Tropojë? SiIncident në punë apo neglizhencë e bashkisë Tropojë? Si

Por ajo që duhej të ishte një investim për ndriçimin e qytetit u kthye në një kurth mortor, sepse bashkia zgjodhi rrugën më të shkurtër e më të lirë. Në vend që të angazhonte kompani të specializuara, mjete të përshtatshme mbrojtëse apo inxhinierë përgjegjës në terren, detyroi punonjësit e saj të shërbimeve të bëjnë një punë për të cilën nuk kishin as mjetet e nevojshme, as kualifikimin e duhur e as mbrojtjen minimale.

Pamjet nga vendi i ngjarjes dëshmojnë se shtyllat metalike po ngriheshin drejtpërdrejt poshtë telave të linjës së tensionit të lartë, në shkelje flagrante të çdo normative të sigurimit teknik. Punëtorët e shërbimit, të pakualifikuar dhe me asnjë mjet mbrojtës u dërguan të bëjnë një punë që nuk janë specialiszuar për ta bërë. Për më tepër, në njoftimin e policisë thuhet se punonjësit po e mbanin shtyllën gjigante prej me se 8 metrash me krahë, në vend që të përdorej makineria e specializuar e ngrritjes që kërkohet me ligj për instalime të tilla.

“4 punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energjinë elektrike te punonjësit”, thueht në njoftimin e policisë.

Kjo ngjarje nuk mund dhe nuk duhet të kalojë si një raportim i zakonshëm kronike apo si një "fat i keq". Policia dhe prokuroria kanë për detyrë të shkojnë përtej njoftimit të parë dhe të vënë përpara përgjegjësisë penale ata që dhanë urdhrat.

Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, së bashku me vartësit e tij përgjegjës, duhet të japin llogari publike dhe ligjore përse i detyruan punonjësit e shërbimeve publike të kryejnë punë të rrezikshme pa asnjë siguri. Sepse këtu nuk bëhet fjalë për një numër më shumë në letrat e një tenderi, por për një jetë të humbur dhe tre të tjerë të gjymtuar në emër të papërgjegjshmërisë zyrtare.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news