Kronika 2026-09-09 15:46:12 Nga VNA

Mbi 107 kg kanabis i llojit “Gelato” janë sekuestruar në Portin e Durrësit, vlera e saj shkon në rreth 1.2 mln euro

Ndaje në Whatsapp

Mbi 107 kg kanabis i llojit “Gelato” janë sekuestruar në

Sipas Policisë, lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të një kontejneri të ardhur nga Kanadaja, brenda të cilit transportoheshin dy automjete dhe një kamper. Droga ishte fshehur në hapësira të modifikuara posaçërisht në kamper dhe të mbuluara me veshje druri.

Në total, gjatë kontrollit u gjetën 190 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa “Gelato”, me një peshë prej 107.7 kilogramësh.

Në lidhje me rastin, janë shpallur në kërkim dy persona, identitetet e të cilëve nuk janë bërë publike për arsye hetimore. Ata dyshohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Policia bën të ditur se, krahas drogës, janë sekuestruar si prova materiale edhe 43 cigare elektronike, disa prej të cilave mbanin mbishkrime që deklaronin përmbajtje të lartë THC.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se lënda narkotike sigurohej në Kanada dhe më pas transportohej drejt Shqipërisë, e fshehur në vende të posaçme të modifikuara në mjetet e porositura për blerje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Në kuadër të hetimeve të drejtuara nga Prokuroria, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të një kontejneri të ardhur nga Kanadaja, brenda të cilit ndodheshin 2 automjete dhe 1 kamper, u ushtrua kontroll i imtësishëm.

Gjatë kontrollit të kamperit, në hapësira të modifikuara dhe të mbuluara me veshje druri, u gjetën të fshehura 190 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa ‘Gelato’, me peshë totale 107.7 kg.

Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar përllogaritet në treg në rreth 1.2 milionë euro.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, edhe 43 cigare elektronike, disa prej të cilave me mbishkrime që deklaronin përmbajtje të lartë THC.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike sigurohej në Kanada dhe transportohej drejt Shqipërisë, e fshehur në vende të posaçme, të modifikuara në mjetet e porositura për blerje.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shpallën në kërkim, si të dyshuar për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, dy shtetas, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëhen me dije gjeneralitetet.

Strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news