Kronika 2026-09-27 09:08:45 Nga VNA

Dy ngjarje të rënda në Maliq brenda pak minutash, një i plagosur dhe një viktimë

Ndaje në Whatsapp
Dy ngjarje të rënda në Maliq brenda pak minutash, një i

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Maliq, brenda një harku kohor prej rreth 20 minutash.

Rreth orës 06:50, në banesën e një 74-vjeçari, në fshatin Pojan, ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit, i moshuari, me inicialet Th. K., ka pësuar djegie në fytyrë dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vetëm pak minuta më vonë, rreth orës 07:10, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Krastafilak” në qytetin e Maliqit.

44-vjeçari me inicialet I. K. ishte duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, kur makina ka lëvizur pasi nuk ishte siguruar me frenën e dorës. Automjeti e ka zënë poshtë 44-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.

Për të dyja ngjarjet janë ngritur grupet hetimore, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të tyre.

Video

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sërish këtë të shtunë në Vlorë, në protestë kundër projektit për ndërtimin e Muzeut Hebraik në zonën historike të qytetit. Protestuesit kundërshtuan vijimin e projektit në këtë hapësirë, duke kërkuar ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë historike të zonës. Gjatë tubimit, disa prej pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të komunitetit mbajtën fjalime, duke argumentuar arsyet e kundërshtimit të tyre. Kjo është një tjetër protestë e zhvilluar në Vlorë lidhur me projektin, pas tubimeve të organizuara gjatë javëve të fundit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news