Kronika 2026-09-25 18:59:24 Nga VNA

Fatri Islamaj zgjidhet anëtar i KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve të Apelit

Ndaje në Whatsapp
Fatri Islamaj zgjidhet anëtar i KLGJ-së nga radhët e

Fatri Islamaj është zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të Apelit.

Islamaj siguroi 190 vota, duke fituar përballë kandidates tjetër në garë, Igerta Hysi, e cila mori 171 vota.

Procesi i votimit u zhvillua mes gjyqtarëve, të cilët u thirrën të zgjidhnin përfaqësuesin e tyre në organin kushtetues që administron dhe garanton funksionimin e sistemit gjyqësor.

Me rezultatin e votimit, Fatri Islamaj siguroi shumicën e nevojshme dhe do të marrë detyrën si anëtar i KLGJ-së, duke përfaqësuar në Këshill gjyqtarët e nivelit të Apelit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor është organi përgjegjës për qeverisjen e sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe ka kompetenca që lidhen, ndër të tjera, me emërimin, vlerësimin, ngritjen në detyrë dhe administrimin e karrierës së gjyqtarëve, si dhe me mirëfunksionimin e gjykatave.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news