Kronika 2026-09-24 12:05:00 Nga VNA

Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë, përplaset me gazetarët: Po takimet tuaja nëpër hotele?

Ndaje në Whatsapp

Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë,

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka mbërritur paraditen e kësaj të enjteje në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku pritet t’i komunikohet dhe të shqyrtohet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Në hyrje të GJKKO-së, Hyseni është përballur me pyetjet e gazetarëve lidhur me hetimet dhe dyshimet se ka shpërndarë materiale të klasifikuara.

E pyetur konkretisht nëse kishte nxjerrë informacione të klasifikuara, ish-drejtuesja e SHISH nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes, por iu drejtua gazetarëve duke iu referuar takimeve të tyre në hotele të ndryshme.

Deklarata e Hysenit ngre pikëpyetje se cilave takime u referohej konkretisht ish-drejtuesja e SHISH dhe nëse pretendimet e saj lidhen me çështjen për të cilën po hetohet.

Ndaj Vlora Hysenit u caktua dy ditë më parë masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e AKSHI-t.

Sipas akuzës, hetuesit kanë administruar komunikime mes Hysenit dhe biznesmenit Ergys Agasi, ndërsa një nga pistat e hetimit lidhet me dyshimet për nxjerrjen dhe shpërndarjen e informacioneve të klasifikuara.

Prokurorët dyshojnë se materiale të tilla mund t’i jenë përcjellë Agasit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar natyrën e informacioneve të dyshuara si të shpërndara dhe rrethanat në të cilat mund të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Lexo gjithashtu

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news