Kronika 2026-09-24 10:32:40 Nga VNA

“Nuk na përfaqësoni”, tensione në protestën para Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme: Shoqërohen disa qytetarë

Ndaje në Whatsapp

 

“Nuk na përfaqësoni”, tensione në protestën para

"Nuk na përfaqësoni”, “Parlamenti i krimit” dhe “Qeveri e krimit” kanë qenë disa prej thirrjeve të protestuesve të mbledhur këtë të enjte përpara Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa brenda sallës po zhvillohet seanca parlamentare.

Qytetarët kanë dalë sërish në protestë, duke shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike dhe duke lëshuar thirrje të forta në drejtim të deputetëve.

Ndërkohë, Policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë rreth godinës së Kuvendit. Që në nisje të protestës, disa persona janë shoqëruar nga efektivët.

Protestuesit kanë vijuar me thirrjet “Parlamenti i krimit” dhe “Parlamenti i drogës”, ndërsa është dëgjuar edhe thirrja “Ku e keni Vlorën”.

Tensione janë regjistruar edhe përpara Ministrisë së Brendshme, ku një pjesë e qytetarëve kanë vijuar protestën. Policia ka ndërhyrë duke shoqëruar disa protestues.

Mes personave të shoqëruar ishte edhe aktivisti Dritan Goxhaj, i cili është shoqëruar nga policia edhe gjatë tubimeve të mëparshme.

Forcat e rendit nuk kanë lejuar protestuesit t’i afrohen perimetrit të sigurisë të vendosur pranë institucionit, ndërsa kanë ndërhyrë edhe për të penguar bllokimin e rrugës.

Lexo gjithashtu

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news