Kronika 2026-09-23 12:46:00 Nga VNA

“Zemër, do përfundojmë keq”/ Mesazhet që tradhtuan Vlora Hysenin, çfarë u gjet në makinën e Ergys Agasit

Ndaje në Whatsapp

“Zemër, do përfundojmë keq”/ Mesazhet që

Një pajisje e gjetur në makinën e Ergys Agasit në momentin e arrestimit, si dhe disa materiale të zbuluara në automjetin luksoz që kishte fshehur në një garazh në Equos Resort, tradhtuan ish-shefen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit, si dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe ndaj saj janë caktuar dy masa: arrest shtëpiak dhe pezullim nga ushtrimi i funksionit.

Nga këqyrja e pajisjeve janë zbuluar qindra mesazhe të shkëmbyera mes tyre, ku ndër të tjera janë dërguar edhe materiale sekrete. Hyseni i drejtohet Agasit si “zemër” dhe thotë se do të përfundojnë keq, duke qenë e ndërgjegjshme, mesa duket, për fatin që e priste. Hyseni është përpjekur ta justifikojë këtë marrëdhënie me Agasin teksa është pyetur në SPAK, duke e cilësuar atë si bashkëpunëtor, por SPAK thotë se alibia e saj nuk qëndron.

Ergys Agasi, ndërkohë, drejtonte, sipas SPAK, një grup kriminal që manipulonte tenderat e AKSHI-t në bashkëpunim me Mirlinda Karçanajn, ish-drejtuese e institucionit, e Hava Delibashin, ish-zv.drejtoreshë. Hyseni ndodhej në Baku kur u firmos urdhri i arrestit shtëpiak dhe u kthye përmes Kosovës mbrëmjen e së martës. Ajo pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme për masë sigurie të enjten.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news