Kronika 2026-09-22 14:41:18 Nga VNA

Operacioni për AKSHI-n/ SPAK del me njoftim zyrtar: Masa ndaj Vlora Hysenit, kontrolle te banesa e Ilir Prodës dhe në kompleksin e vilave

Ndaje në Whatsapp

Operacioni për AKSHI-n/ SPAK del me njoftim zyrtar: Masa ndaj Vlora

SPAK ka zbardhur detaje nga operacioni i zhvilluar në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, ku mes personave ndaj të cilëve janë marrë masa është edhe drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka caktuar ndaj Hysenit masat “arrest në shtëpi” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”. Drejtuesja e SHISH është person nën hetim për veprat penale që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit dhe nxjerrjen e sekretit.

Ndërkohë, masa “arrest në burg” është caktuar për Fatjon Kallucin, me detyrë përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore, si dhe për Embro Sulejmanin, punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”. Sipas SPAK, të dyja masat janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit.

Kalluci dyshohet se ka nxjerrë të dhëna që lidheshin me detyrën e tij në Institutin e Policisë Shkencore, në favor të Ergys Agasit dhe personave të tjerë.

Nga ana tjetër, Sulejmani dyshohet se ka përkrahur autorin e krimit. Sipas hetimeve, ai ka fshirë pamje nga kamerat e sigurisë në vende të frekuentuara nga Agasi gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati dhe ku dyshohet se zhvillonte takime me persona të ndryshëm.

Hetimet kanë çuar gjithashtu në kontrolle në banesën dhe ndaj personit të ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Kontrolli është autorizuar nga GJKKO me vendim të datës 20 shtator 2026.

SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në një kompleks vilash në zonën e Shkozetit në Durrës, konkretisht në kryqëzimin e rrugës “Durrësi në Shekuj” me rrugën “Bajram Tusha”.

Sipas njoftimit zyrtar, veprimet janë kryer në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë.

Njoftimi i SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar,  me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026 ka caktuar këto masa sigurimi:

“Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetases V. H., me detyrë Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHSH), si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin F.K., me detyrë “Përgjegjës Sektori” në Institutin të Policisë Shkencore, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.

“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin E.S., punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Këto vendime i janë dërguar Policisë së Shtetit e cila ka ekzekutuar dy prej tyre.

Me vendimin nr. 618, datë 20.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, ka lejuar kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të shtetasit I.P., ish funksionar i lartë i Policisë së Shtetit.

Me vendimin nr. 619, datë 21.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lejuar kontrollin e kompleksit të vilave që ndodhen në adresën; kryqëzimi i rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozet, Durrës.

Prokuroria e Posaçme falënderon Policinë e Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e këtyre vendimeve.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news