Kronika 2026-09-28 13:56:00 Nga VNA

ensione në Burimas për ujin e pijshëm/ Banorët përplasen me policinë, një qytetar humb ndjenjat

Ndaje në Whatsapp

ensione në Burimas për ujin e pijshëm/ Banorët

Protesta e banorëve të Burimasit kundër projektit për furnizimin me ujë të fshatit Zvezdë është shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e policisë.

Banorët bllokuan rrugën e fshatit, duke penguar kalimin e mjeteve të rënda të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime. Ata kundërshtojnë ndërhyrjen në burimin që, sipas tyre, siguron furnizimin me ujë të Burimasit dhe kërkojnë që për Zvezdën të gjendet një zgjidhje tjetër.

Situata u tensionua pas ndërhyrjes së policisë për lirimin e rrugës dhe vijimin e punimeve. Gjatë përplasjeve, një prej qytetarëve humbi ndjenjat, ndërsa tre protestues u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Maliq.

Nga ana tjetër, Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime deklaron se projekti është pjesë e një skeme rajonale dhe nuk cenon furnizimin me ujë të Burimasit. Sipas përfaqësuesve të saj, kapaciteti i liruar në depon e Burimasit, pas zgjidhjes së furnizimit të Ormanit përmes një investimi tjetër, është parashikuar të përdoret për furnizimin e Zvezdës.

Ky argument nuk është pranuar nga banorët, të cilët kanë paralajmëruar vijimin e protestave, duke këmbëngulur se furnizimi i Zvezdës nuk duhet të bëhet në dëm të Burimasit.

Video

SHISH në shënjestër të hakerëve: “Zbulojmë mbi 600 numra të personelit”

Batuta e Ramës pati sukses vetëm brenda partisë: socialistët u shkrinë së qeshuri.

Prej kohësh, komisionet parlamentare janë kthyer në një formalitet, ku batutat dhe akuzat politike zënë vendin e debatit për projektligjet. Fati i shumicës së tyre është paravendosur, ndërsa deputetëve u mbetet të luajnë shfaqjen e radhës para kamerave.

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, të dyshuar se mashtruan një 64-vjeçar përmes një profili të rremë në rrjetet sociale dhe tentuan t’i merrnin 100 mijë euro. Të arrestuarit janë Edison Korra, 24 vjeç, dhe Orest Balla, 23 vjeç. Sipas të dhënave për rastin, ata i janë paraqitur 64-vjeçarit sikur po i merrnin paratë në emër të Armand Dukës, të njohur të tij. Policia thotë se komunikimi me të është bërë përmes një profili të rremë, të hapur me të dhënat e një personi që ai njihte. Lexo të plotë në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news