Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen e vitit 2017 të njohur si “masakra e Lushnjës”, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Ai kërkon rigjykimin e çështjes, me pretendimin se gjatë procesit gjyqësor i janë cenuar të drejtat dhe liritë themelore të garantuara nga Kushtetuta.
Dënimi me burgim të përjetshëm, i dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, u la në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Më 19 maj 2026, Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e paraqitur nga Haxhiu.
Çështja lidhet me ngjarjen e vitit 2017 në Lushnjë, ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur. Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë kërkesën e Haxhiut për të vendosur nëse ajo plotëson kushtet për t’u marrë në shqyrtim.






















