Politika 2026-09-28 13:24:00 Nga VNA

Bardhi ironizon Këshillin e Sigurimit Kombëtar: “U mblodh Këshilli i Sigurimit të Gysit”, Begaj të japë llogari për Vlora Hysenin

Ndaje në Whatsapp

Bardhi ironizon Këshillin e Sigurimit Kombëtar: “U mblodh

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, të thirrur nga Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ka përdorur ironi për të komentuar takimin e zhvilluar sot.

Në reagimin e tij, Bardhi e quajti mbledhjen “Këshilli i Sigurimit të Gysit”, duke iu referuar një personi të përmendur prej tij në denoncimet e fundit.

“U mblodh Këshilli i Sigurimit të Gysit! 4 vartës të Gysit përballë dhe 4 përballë. Dhe në krye ishte kukulla, Presidenti i Gysit”, deklaroi Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së e lidhi reagimin edhe me ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke kërkuar shpjegime nga Presidenti Begaj lidhur me emërimin e saj në krye të SHISH-it.

Sipas Bardhit, kreu i shtetit duhet të sqarojë se si është marrë vendimi për emërimin e Hysenit dhe se kush e ka propozuar atë për këtë detyrë.

“Begaj ka përgjegjësi. Kush e urdhëroi që të emëronte në krye të SHISH Vlora Hysenin?”, u shpreh Bardhi.

Deputeti demokrat kërkoi gjithashtu të bëhet e ditur se kush e propozoi fillimisht Hysenin si këshilltare dhe më pas si drejtuese të SHISH-it, si dhe çfarë verifikimesh u kryen përpara emërimit të saj.

Bardhi ngriti pikëpyetje edhe mbi referencat që, sipas deklarimeve të kryeministrit Edi Rama, janë dhënë nga shërbimet partnere ndërkombëtare për Hysenin. Ai kërkoi të bëhet e ditur se për cilët partnerë bëhet fjalë dhe nëse janë verifikuar të dhënat që lidhen me të kaluarën e saj profesionale.

Në reagimin e tij, Bardhi e lidhi çështjen edhe me përgjegjësinë politike të kryeministrit Rama, duke kërkuar transparencë për mënyrën e emërimeve dhe funksionimin e institucioneve shtetërore.

Video

SHISH në shënjestër të hakerëve: “Zbulojmë mbi 600 numra të personelit”

Batuta e Ramës pati sukses vetëm brenda partisë: socialistët u shkrinë së qeshuri.

Prej kohësh, komisionet parlamentare janë kthyer në një formalitet, ku batutat dhe akuzat politike zënë vendin e debatit për projektligjet. Fati i shumicës së tyre është paravendosur, ndërsa deputetëve u mbetet të luajnë shfaqjen e radhës para kamerave.

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, të dyshuar se mashtruan një 64-vjeçar përmes një profili të rremë në rrjetet sociale dhe tentuan t’i merrnin 100 mijë euro. Të arrestuarit janë Edison Korra, 24 vjeç, dhe Orest Balla, 23 vjeç. Sipas të dhënave për rastin, ata i janë paraqitur 64-vjeçarit sikur po i merrnin paratë në emër të Armand Dukës, të njohur të tij. Policia thotë se komunikimi me të është bërë përmes një profili të rremë, të hapur me të dhënat e një personi që ai njihte. Lexo të plotë në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news